🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,710 ▲0.44%
DOW 52,350 ▼0.02%
NASDAQ 26,397 ▲0.87%
NAFTA 100.57 ▼1.17%
ARI 4,063 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,354 ▲ +0.09% ETH $2,335 ▲ +0.49% XRP $1.3180 ▲ +1.3% SOL $100.6700 ▼ -1.21%
S&P 500 7,710 ▲0.44 % DOW 52,350 ▼0.02 % NASDAQ 26,397 ▲0.87 % NAFTA 100.57 ▼1.17 % ARI 4,063 ▲0.61 % S&P 500 7,710 ▲0.44 % DOW 52,350 ▼0.02 % NASDAQ 26,397 ▲0.87 % NAFTA 100.57 ▼1.17 % ARI 4,063 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Marrëveshje e re mes Kosovës dhe Shqipërisë, procedura më të thjeshta për punësim

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për mobilitetin në punë, me synim lehtësimin e qasjes së qytetarëve të të dy vendeve në tregun e punës dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e punësimit.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Hoti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit e Republikës së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, gjatë takimit të parë bilateral në nivel ministror jashtë Kosovës.

Marrëveshja synon të krijojë procedura më të thjeshta dhe më të shpejta për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas, duke zgjeruar mundësitë për zhvillim profesional dhe bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

Me këtë rast u theksua se marrëveshja forcon lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të më shumë mundësive për qytetarët, duke hequr pengesat administrative që mund të kufizojnë lëvizjen dhe punësimin.

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj vlerësoi rëndësinë e marrëveshjes si një instrument konkret që afron më tej Shqipërinë dhe Kosovën në politikat e tregut të punës.

“Kjo është një marrëveshje që lehtëson qytetarët në të dy anët e Kombit, duke hapur më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional”, deklaroi ministrja.

Ibrahimaj vuri në dukje se përmes këtij bashkëpunimi do të afrohen më shumë tregjet tona të punës, do të përmirësohen shërbimet për qytetarët dhe do të mbështeten bizneset që kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar.

Nga ana e tij, Ministri Andin Hoti theksoi se marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm në krijimin e mundësive më të mëdha për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës për të përfituar nga shërbimet dhe programet në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

Po ashtu, u vlerësua se dy shtetet nuk i bashkon vetëm historia dhe identiteti i përbashkët, por edhe përgjegjësia për të ndërtuar një të ardhme me më shumë mundësi për qytetarët e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.