🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.54 ▲0.47%
ARI 3,958 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,438 ▲ +0.8% ETH $2,283 ▲ +1.25% XRP $1.2725 ▲ +1.62% SOL $92.4200 ▲ +0.32%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.54 ▲0.47 % ARI 3,958 ▲0.45 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.54 ▲0.47 % ARI 3,958 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz, të vijojnë reformat

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos bëri të ditur mbylljen e tri kapitujve të parë në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë, duke e cilësuar si moment të madh për vendin.

Në deklaratën e saj, Kos theksoi se kapitujt e mbyllur janë ata për arsimin, kërkimin shkencor dhe marrëdhëniet e jashtme.

“Sot mbyllëm tri kapitujt e parë me Shqipërinë, është moment i madh për vendin, është super e marta për zgjerimin. I mbyllëm për arsimin, kërkimin shkencor dhe marrëdhëniet e jashtme, kanë mbetur edhe 30 të tjerë. Shqipëria është pjesë e familjes europiane, ka qenë në përputhje të plotë me Bashkimin Europian”, u shpreh Kos.

Ajo u referua edhe te sukseset konkrete të bashkëpunimit, duke përmendur se mbi 50 mijë studentë shqiptarë kanë përfituar nga programi Erasmus Plus.

“Më shumë se 50 mijë studentë kanë marrë pjesë në Erasmus Plus. Përgëzime miqve shqiptarë, kjo u bë e mundur se ka përmbushur pikat e ndërmjetme për sundimin e ligjit. Ky është një hap i ndërmjetëm, duke thënë se reformat duhet të vijojnë të thellohen”, deklaroi Kos.

Sipas një sondazhi të fundit të cituar nga Kos, mbështetja e qytetarëve shqiptarë për integrimin europian mbetet shumë e lartë: 92% janë në favor të anëtarësimit, 94% besojnë se ai do të sjellë më shumë avantazhe, ndërsa 93% i besojnë Bashkimit Europian.

“Reformat kanë sukses nëse të gjithë ata që janë të prekur dëgjohen. Unë do të jem krah jush deri në fund të mandatit tim!”, përfundoi Komisionerja Marta Kos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.