☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,755 ▼0.39%
DOW 53,448 ▼0.53%
NASDAQ 26,648 ▼0.3%
NAFTA 84.19 ▲2.17%
ARI 4,477 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,310 ▲ +1.82% ETH $1,908 ▲ +1.21% XRP $1.0010 ▲ +0.02% SOL $75.9100 ▲ +0.85%
S&P 500 7,755 ▼0.39 % DOW 53,448 ▼0.53 % NASDAQ 26,648 ▼0.3 % NAFTA 84.19 ▲2.17 % ARI 4,477 ▲0.89 % S&P 500 7,755 ▼0.39 % DOW 53,448 ▼0.53 % NASDAQ 26,648 ▼0.3 % NAFTA 84.19 ▲2.17 % ARI 4,477 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Arte

“Marubi” rikthen pas shtatë dekadash bashkëpunimin Gjon Mili – Picasso

Në vitin 1950, Museum of Modern Art në New York i kushton një ekspozitë të veçantë fotografive të Pablo Picasso-s, të realizuara nga dy fotografë të jashtëzakonshëm të shekullit XX: Gjon Mili dhe Robert Capa.

Por për Milin, ky nuk ishte thjesht një rast për të fotografuar një nga artistët më të rëndësishëm të kohës. Takimi me Picasso-n në Vallauris, në vitin 1949, u shndërrua në një nga bashkëpunimet më të famshme të historisë së fotografisë.

Mili i propozon Picasso-s të vizatojë në ajër me një burim drite, ndërsa kamera, përmes ekspozimit të gjatë, regjistron gjurmët e padukshme të lëvizjes. Në errësirë lindin centaurë, figura dhe forma abstrakte që ekzistojnë vetëm për pak sekonda – por fotografia i bën të përjetshme.

Këto “light drawings” shënojnë një moment të jashtëzakonshëm ku piktura, fotografia, koha dhe lëvizja bashkohen në një imazh të vetëm.

Më shumë se shtatë dekada më vonë, historia e këtij bashkëpunimi rikthehet në Shqipëri, në ekspozitën “Gjon Mili: Retrospektivë” në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” Shkodër.

Në Muzeun “Marubi” ekspozohet një objekt i rrallë që dëshmon jo vetëm krijimtarinë e Gjon Milit, por edhe rrjetin ndërkombëtar të marrëdhënieve profesionale që ai ndërtoi në zemër të skenës artistike të Nju-Jorkut të pasluftës.

Ky Presentation Album, i realizuar në vitin 1950 për ekspozitën “Photographs of Picasso by Gjon Mili and Robert Capa” në Muzeun e Artit Modern (The Museum of Modern Art – MoMA), në Nju-Jork, nuk është një katalog i zakonshëm ekspozite.

Albumi përmban një dokumentim profesional të ekspozitës duke përfshirë disa nga imazhet më ikonike të Gjon Milit me Pablo Picasso-n, si dhe serinë e famshme të “Light Drawings”, ku Picasso “vizaton” në ajër me dritë, ndërsa aparati fotografik i Milit regjistron gjurmët e lëvizjes.

Ky album u prodhua në një numër shumë të kufizuar kopjesh si Presentation Album, një format prestigjioz i rezervuar për personalitete të botës së artit, muzeve dhe botimeve kulturore.

Kopja e ekspozuar në Muzeun “Marubi” mban në kopertinë emrin e Alexander Liberman (1912–1999), një prej figurave më me ndikim të kulturës vizuale amerikane të shekullit XX, drejtor artistik i Condé Nast, më pas Editorial Director i Vogue, fotograf dhe mik i shumë prej artistëve më të rëndësishëm modernë.

Albumi është i nënshkruar, i datuar (19 maj 1950) dhe i dedikuar nga Gjon Mili për Alexander Liberman, duke e shndërruar këtë objekt në një dëshmi të drejtpërdrejtë të marrëdhënies profesionale dhe respektit reciprok mes dy figurave të rëndësishme të fotografisë dhe kulturës vizuale ndërkombëtare.

Përtej vlerës së tij bibliografike, ky album përfaqëson një fragment të historisë së fotografisë moderne, ku arti, fotografia, muzeu dhe botimet ndërkombëtare takohen në një objekt të vetëm.

Nëpërmjet tij, Gjon Mili nuk paraqitet vetëm si autori i fotografive ikonike të Picasso-s, por edhe si një protagonist aktiv i rrjetit kulturor që formësoi historinë e artit të shekullit XX.

Objekte të tilla na kujtojnë se trashëgimia fotografike nuk përbëhet vetëm nga imazhet, por edhe nga historitë, marrëdhëniet dhe dialogët që ato kanë krijuar ndër vite.

Ekspozita “Gjon Mili: Retrospektivë” qëndron e hapur që nga data 12 qershor. Ajo është e kuruar nga Howard Greenberg dhe mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.