🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,757 ▲1.4%
DOW 52,018 ▲0.65%
NASDAQ 27,056 ▲2.01%
NAFTA 91.67 ▼4.59%
ARI 4,380 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $85,832 ▲ +5.69% ETH $2,746 ▲ +4.6% XRP $1.4960 ▲ +6.74% SOL $117.4200 ▲ +6.95%
S&P 500 7,757 ▲1.4 % DOW 52,018 ▲0.65 % NASDAQ 27,056 ▲2.01 % NAFTA 91.67 ▼4.59 % ARI 4,380 ▼1.01 % S&P 500 7,757 ▲1.4 % DOW 52,018 ▲0.65 % NASDAQ 27,056 ▲2.01 % NAFTA 91.67 ▼4.59 % ARI 4,380 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Masakra e Roskovecit/ “Inshallah s’nxjerr ndonjë muhabet tjetër”- Biseda e fundit e Nertil Buzit me motrën para krimit:

Emisioni “Në kohë reale” në RTSH ka siguruar ekskluzivisht bisedën e fundit të Nertil Buzit me një prej motrave të tij, disa ditë para ngjarjes së rëndë të 24 korrikut në Roskovec, ku vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën dhe në fund vrau dhe veten.

Në bisedë, Buzi shprehet se shpresonte që ish-e fejuara e tij, Rozalinda Plaka, të tërhiqte kallëzimin ndaj tij. Ai i tregon motrës se, sipas tij, Rozalinda i kishte dhënë fjalën se do ta bënte një gjë të tillë, por shfaq shqetësimin se mund të ndikohej nga familjarët e saj.

Buzi shprehet gjithashtu se, nëse familjarët e Rozalindës do të merrnin vesh për tërheqjen e kallëzimit, mund të përpiqeshin ta pengonin.

“Duan një deklaratë nga ana e asaj palaços. Mos të të shpëtojë goja, më ka dhënë llafin ajo për të ma bërë. E la dhe për të shtunën e parë faktikisht, por nuk e lanë ata të dilte. Ajo më ka dhënë llafin që do ta bëjë, se di. Inshalla nuk nxjerr ndonjë muhabet tjetër. Po e morën vesh ata, që do bëj atë gjë tha, e para do ta rikthejnë prapë, pastaj do ta detyrojnë, s’di ç’të bëjë. Nuk do ta marrin vesh ata, po e bëri do ta bëjë pa dijeninë e atyre”, thotë Nertili.

Në të njëjtën bisedë, Buzi mohon se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-të fejuarës.

“Pse ç’jam unë budalla, as e kam prekur ndonjëherë atë me dorë dhe s’kam pse e prek, ç’lidhje ka ajo fare s’ka arsye. Iu çova mesazh hajdeni se po ju pres, hajdeni të gjithë familjarisht qysh jeni. Merre dhe atë dajon i thash, atë trimin dhe hajdeni kur të doni iu mirëpres, nuk kthejnë përgjigje. Unë e di që ata atë duan të më fundosin sa më shumë se iu doli blof herën e parë dhe po mundohen tani, por unë nuk jam budalla….”, tha ai.

Gazetarja e RTSH-së, Laureta Roshi, sjell në emision edhe një tjetër pistë për ngjarjen. Sipas saj, konflikti nuk lidhet vetëm me marrëdhënien mes Nertil Buzit dhe Rozalindës, por edhe me çështje financiare që, sipas pretendimeve të saj, lidhen me aktivitetin e Buzit në Angli.

Sipas Roshit, Buzi kishte sjellë para nga Anglia, të cilat dyshohet se nuk i kishte gjetur më në Shqipëri. Ajo tha gjithashtu se “Nertili ishte marrë peng nga grupe kriminale në Angli dhe se në atë rast kishte ndërhyrë policia londineze”. Sipas hetimeve kjo është edhe pista kryesore e konfliktit mes dy familjeve dhe jo vetëm fundi i romancës mes Nertfilit dhe Rozalindës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.