🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,768 ▲1.54%
DOW 52,052 ▲0.72%
NASDAQ 27,109 ▲2.21%
NAFTA 92.21 ▼4.03%
ARI 4,388 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $85,925 ▲ +5.82% ETH $2,749 ▲ +4.41% XRP $1.5106 ▲ +7.27% SOL $117.4300 ▲ +6.53%
S&P 500 7,768 ▲1.54 % DOW 52,052 ▲0.72 % NASDAQ 27,109 ▲2.21 % NAFTA 92.21 ▼4.03 % ARI 4,388 ▼0.83 % S&P 500 7,768 ▲1.54 % DOW 52,052 ▲0.72 % NASDAQ 27,109 ▲2.21 % NAFTA 92.21 ▼4.03 % ARI 4,388 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama në Detroit për vendimin e Hagës: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër njerëzve. Kosova të shpreh kundërshtimin e saj

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët në Detroit të SHBA-së, u ndal te vendimi i fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, që i dënoi me 81 vite burg në total. Rama tha se nuk e pranon atë që e cilësoi si “varrosje për së gjalli” të katër njerëzve.

Duke e përshkruar situatën si një moment të rëndë për shqiptarët, Rama e cilësoi situatën si “një mort për së gjalli”, ndërsa theksoi se nuk po vë në diskutim vetë vendimin e gjykatës, por mënyrën se si ai ndikon te një popull i tërë.

“Unë nuk kisha se si ta shmangia atë që ndodhi në Hagë para disa ditësh dhe nuk mund t’i shmangesha atij guri të madh, ku fjalët të duken të kota, njësoj si në një mort për së gjalli. Ka një fjalë që na përsëritet: ‘Respektoni vendimin e gjykatave’. Por ne nuk diskutojmë këtë vendim të gjykatës, se nuk është ky problemi. Problemi është se si të refuzosh varrosjen për së gjalli të katër njerëzve në emër të popullit, ku vetë populli nuk e gjen veten në atë vendim”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria, në këtë situatë, nuk ka mundësi të ndërhyjë drejtpërdrejt, por sipas tij, qëndrimi i Kosovës mund të shprehë kundërshtimin ndaj asaj.

“Natyrisht që Shqipëria në këtë mes nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa të qëndrojë në krah të Kosovës, por sidomos të zgjedhurit e popullit të saj do ta refuzojnë varrosjen për së gjalli të atyre katër burrave”, deklaroi Rama.

Rama tha gjithashtu se respektimi i vendimit të gjykatës nuk duhet të nënkuptojë domosdoshmërisht pranimin e pasojave të tij si një realitet i pakthyeshëm.

“Unë besoj se respektimi i detyruar i atij vendimi të gjykatës nuk e pengon kurrsesi refuzimin e saj si një fatalitet pa apel”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.