🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,768 ▲1.54%
DOW 52,052 ▲0.72%
NASDAQ 27,109 ▲2.21%
NAFTA 92.21 ▼4.03%
ARI 4,388 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $85,925 ▲ +5.82% ETH $2,749 ▲ +4.41% XRP $1.5106 ▲ +7.27% SOL $117.4300 ▲ +6.53%
S&P 500 7,768 ▲1.54 % DOW 52,052 ▲0.72 % NASDAQ 27,109 ▲2.21 % NAFTA 92.21 ▼4.03 % ARI 4,388 ▼0.83 % S&P 500 7,768 ▲1.54 % DOW 52,052 ▲0.72 % NASDAQ 27,109 ▲2.21 % NAFTA 92.21 ▼4.03 % ARI 4,388 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Politika

“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s�

Kryeministri Rama, gjatë takimit që zhvilloi ditën e sotme me shqiptarët në Miçigan, komentoi edhe vendimin e Hagës për 4 ish-liderët e UÇK-së.

Kryeministri u shpreh se edhe pse shpesh thuhet se vendimet e gjykatave duhen respektuar, në këtë rast, dënimi me 81 vite burg i 4 ish-liderëve të UÇK është ‘një varrosje për së gjalli’.

Rama shtoi se populli i Kosovës nuk e gjen veten në këtë vendim që u bë në emër të tyre, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës.

Fjala e Edi Ramës:

Demokracia është një mosmarrëveshje që e përjashton urrejtjen, përballje që nënkupton respektin dhe luftë ku qëllimi nuk justifikon çdo mjet. Kjo është një rrugë më e gjatë, sepse nuk mjafton vetëm të jesh i lirë për të pasur një shoqëri ku demokracia funksionon për të gjithë.

Si rrallë herë jam përpëlitur sa këtë herë duke rreshtuar fjalët e një fjalimi, sepse as kisha si e shmangia atë që ndodhi në Hagë, por edhe nuk gjeja rrugën se si të qasesha atij guri të madh e të rëndë, përballë të cilit fjalët duken të gjithë njësoj si në një mort. Një mort për së gjalli, një varrosje njerëzish të gjallë dhe një pafuqi kombëtare përballë një marreje ndërkombëtare.

Ka një fjalë që na e përsërisin shpesh: respektoni vendimin e gjykatës. Ato duhen respektuar, shteti i së drejtës, bota demokratike funksionon me respekt mbi vendimet. Nuk diskutojmë këtë, por jo vendimin e gjykatës, po edhe vetë vdekjen në heshtje e pranon vetëm ai që vdes.

Problemi nuk është mos ta respektosh këtë vendim, por si ta refuzosh varrosjen për së gjalli të 4 njerëzve në emër të popullit, ku vetë populli nuk e gjen asgjëkundi veten në atë vendim në gjuhë të huaj.

Shqipëria nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por sidoqoftë do të refuzonte varrosjen për së gjalli të atyre 4 burrave. Dhe unë besoj se respektimi i detyruar dhe i padiskutueshëm i atij vendimi nuk e pengon kurrsesi refuzimin e asaj varrosjeje si fatalitet pa apel”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.