☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,206 ▲ +0.46% ETH $1,800 ▲ +1.48% XRP $1.1078 ▲ +0.15% SOL $78.0500 ▼ -1.2%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Kronika

Masakra serbe në Qyshk

Isa Gashi nga fshati Qyshk i komunës së Pejës nuk do ta harrojë kurrë 14 majin e vitit 1999-s.

Ai është njëri nga 3 dëshmitarët që i shpëtuan masakrës që u krye nga forcat paramilitare serbe, ku 43 burrat e fshatit do të masakroheshin dhe pastaj do të digjeshin.

Gati një muaj para se lufta në Kosovë të përfundojë, paramilitarët serbë morën burrat e fshatit, dhe i ndanë në 3 grupe, nëpër shtëpi të ndryshme. 

Xha Isa rrëfen se në këtë vend, në atë kohë, ishte një dhomë e burrave, ku bashkë me 11 persona të tjerë e çuan për t’u ekzekutuar, disa nga dorasit thotë se ishin banorë serbë të kësaj ane. 

“Na qëlluan me armë e mitrolozë, unë shpëtova falë dy vëllezërve të mi që ishin mbi mua. Ndërkohë që u plagosa në këmbën e majtë. Shumicën e tyre i kam njohur. Ata kanë punuar me mua në fabrikë për 20 e ca vjet”, tregon Isai.

Ditë më parë në Beograd ka filluar proçesi gjyqësor ndaj nëntë pjestarëve të njësitit paramilitar të forcave serbe, të njohur si “Çakallët”, por në Qyshk shpresat për drejtësi janë të vogla.

“Kemi shkuar për të parë se kush ka marrë pjesë në krime këtu. Dy prej tyre i kam njohur”, thotë Haki Gashi.

“Në tryezën e të akuzuarit duhet të jetë vetë shteti i Serbisë”, shprehet Ali Gashi.

Sidoqoftë, pas 11 viteve në Qyshk vazhdojnë të jetojnë me dhëmbjen për mungesën e familjarëve dhe të afërmve të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.