☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,674 ▲0.66%
DOW 52,315 ▲0.19%
NASDAQ 26,181 ▲0.87%
NAFTA 102.96 ▼0.3%
ARI 4,033 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,108 ▼ -0.89% ETH $2,319 ▼ -1.63% XRP $1.2940 ▼ -1.04% SOL $101.1100 ▼ -0.86%
S&P 500 7,674 ▲0.66 % DOW 52,315 ▲0.19 % NASDAQ 26,181 ▲0.87 % NAFTA 102.96 ▼0.3 % ARI 4,033 ▲0.63 % S&P 500 7,674 ▲0.66 % DOW 52,315 ▲0.19 % NASDAQ 26,181 ▲0.87 % NAFTA 102.96 ▼0.3 % ARI 4,033 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky: Ukraina do të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse nëse plotësohet një nga tri kushtet e paraqitura SHBA-së

KIEV, 26 tetor /ATSH-Ukrinform/-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi sot se i kishte paraqitur palës amerikane, tri alternativa për ndalimin e sulmeve ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës, por asnjëra prej tyre nuk ishte zbatuar.

Në një intervistë për programin televiziv ukrainas “TSN.Tyzhden”, Zelensky tha se Ukraina ishte e gatshme të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës ruse të përpunimit të naftës, nëse plotësohej një nga kushtet e propozuara.

Alternativa e parë ishte armëpushimi i ndërsjellë energjetik, sipas të cilit Rusia do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe Kievi do të ndërpriste goditjet ndaj rafinerive ruse.

Alternativa e dytë parashikonte mundësimin e lidhjes “Starlink” mbi zonat në Rusi ku ndodhen platformat e lëshimit të raketave balistike, në mënyrë që Ukraina t’i identifikonte këto objektiva.

Si alternativë të tretë, Zelensky kërkoi furnizimin e Ukrainës me raketa interceptuese për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, në këmbim të ndalimit të sulmeve ndaj rafinerive ruse.

Sipas presidentit ukrainas, asnjëra prej këtyre alternativave nuk ishte realizuar, ndaj Ukraina po vazhdonte sulmet ndaj objekteve ruse të përpunimit të naftës.

Zelensky argumentoi se goditjet ukrainase ishin përgjigje ndaj sulmeve ruse mbi infrastrukturën energjetike të vendit dhe se ndalimi i tyre duhej të shoqërohej me masa reciproke.

Ai kundërshtoi gjithashtu heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, përpara arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës.

Sipas tij, sanksionet përbëjnë një mjet të rëndësishëm presioni ndaj Moskës dhe heqja e tyre përpara negociatave do të dobësonte pozicionin e Ukrainës.

Zelensky paralajmëroi se rikthimi i sanksioneve, mund të ishte i vështirë nëse Rusia nuk do të përmbushte angazhimet e saj gjatë negociatave.

Ndërkohë, presidenti ukrainas bëri të ditur se Ukraina, SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, po përgatiteshin për bisedime në Bruksel mbi çështjet e sigurisë, garancitë për Ukrainën dhe integrimin evropian.

Deklaratat vijnë në një kohë kur Uashingtoni po ushtron presion ndaj Kievit, për të ndalur sulmet ndaj rafinerive ruse, duke argumentuar se ato ndikojnë në tregjet e energjisë.

Ukraina, nga ana e saj, këmbëngul se çdo ndërprerje e sulmeve duhet të shoqërohet me ndalimin e goditjeve ruse ndaj infrastrukturës së saj energjetike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.