⛅
Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 92.58 ▲4.87%
ARI 4,147 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,602 ▼ -1.2% ETH $2,542 ▼ -1.19% XRP $1.4008 ▼ -2.98% SOL $113.5200 ▼ -3.07%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.58 ▲4.87 % ARI 4,147 ▲0.16 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.58 ▲4.87 % ARI 4,147 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Sporti

Mbappe, kundër Arbeloas: Nuk luaj, sepse më konsideron sulmuesin e 4-t! Tani rrezikon gjobën

Francezi sulmon hapur trajnerin aktual të madrilenëve, i cili ka reaguar menjëherë: “Nuk shikoj emrat e atyre që luajnë”.

Vazhdon periudha e vështirë e Kylian Mbappe te Real Madrid. I kthyer në fushë mbrëmjen e së enjtes, në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Real Oviedo, francezi u vërshëllye nga gjithë “Bernabeu”. Asgjë e papritur, duke ditur pakënaqësitë e tifozëve të Realit ndaj tij.

Pas ndeshjes Mbappe foli për mediet, duke e rritur edhe më shumë tensionin, sidomos ndaj trajnerit Arbeloa: “Jam mirë, nuk luajta, sepse trajneri më tha se jam zgjedhja e 4-t, pas Mastantuono, Vinicius dhe Gonzalo Garcia. Isha gati ta nisja titullar, është vendimi i trajnerit dhe duhet ta respektoj. Nuk jam i zemëruar. Për pushimet në Sardegna, kisha lejen e klubit”.

Pas akuzave të lojtarit ka reaguar trajneri Arbeloa, duke hedhur poshtë gjithçka: “Nuk i kam thënë kurrë Mbappe-së se është zgjedhja ime e katërt në sulm. Ndoshta nuk më ka kuptuar. Kam folur me të përpara ‘Clasico’.

Për mua, nëse dikush nuk është gati 4 ditë para dhe nuk mund të luajë as nga stoli, nuk mund të jetë titullar 4 ditë më pas. Sa të jem këtu, do të vendos unë se kush e nis ndeshjen nga fillimi. Kjo zgjedhje nuk ndikohet nga emrat e futbollistëve”.

Tani, sipas “Mundo Deportivo”, Mbappe rrezikon një gjobë të kripur, në rast se Real Madrid i konsideron deklaratat e sulmuesit si “dashakeqe”. Në bazë të rregullores që ka shpërndarë Liga dhe sindikata e futbollistëve spanjollë, 27-vjeçari mund të gjobitet rreth 100 mijë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.