☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▼0.4%
DOW 52,259 ▼0.41%
NASDAQ 26,185 ▼1.37%
NAFTA 100.94 ▼1.79%
ARI 4,028 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,275 ▲ +0.86% ETH $2,354 ▲ +0.82% XRP $1.2999 ▼ -0.94% SOL $101.9400 ▲ +0.79%
S&P 500 7,713 ▼0.4 % DOW 52,259 ▼0.41 % NASDAQ 26,185 ▼1.37 % NAFTA 100.94 ▼1.79 % ARI 4,028 ▼0.59 % S&P 500 7,713 ▼0.4 % DOW 52,259 ▼0.41 % NASDAQ 26,185 ▼1.37 % NAFTA 100.94 ▼1.79 % ARI 4,028 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Mbështetja zvicerane për ndërtimin e qendres shëndetësore Ishëm për mbi 12,000 banorë

Mbi 12,000 banorë në Ishëm dhe Borizanë po marrin shërbim më të mirë shëndetësor falë infrastrukturës moderne dhe të mirë-pajisur.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Zvicrës Adrian Maître dhe Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, vizituan qendrën e rë shëndetësore në Ishëm. QSH Ishëm u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe u ndërtua prej themeleve pas shembjes së godinës së vjetër.

Gjatë vizitës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shpejtë të qeverisë zvicerane. “Kjo është një qendër model”- shtoi Manastirliu, “Jam shumë e kënaqur me standardet e larta të qendrës ku komuniteti mund të marrë shërbime më të mira shëndetësore.”

Ambasadori i Zvicrës Adrian Maître tha se mbështetja zvicerane për shëndetësinë në Shqipëri po rritet. Zvicra po ndihmon Shqipërinë të zbatojë modele të reja të kujdesit si kujdesi në banesë i cili është në përgjigje të  nevojave të grupeve më vulnerabël.

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Zvicra iu përgjigj shpejt kërkesës së Shqipërisë dhe siguroi mbi 9 milion Euro për aktivitete të ndryshme mbështetëse.

Referuar Raportit të vlerësimit të nevojave pas tërmetit, 22 qendra shëndetësore të kujdesit parësor u prekën nga tërmeti, 19 prej të cilave u dëmtuan pjesërisht dhe 3 ndërtesa u shkatërruan plotësisht. Mbi 45,000 njerëz nuk mund të merrnin më ose merrnin në mënyrë të kufizuar shërbime të kujdesit shëndetësor parësor.

Projekti zviceran “Shëndet për të Gjithë” (HAP) mbështeti Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në ndërtimin prej themeleve të 2 qendrave shëndetësore të shkatërruara në zonat më të prekura nga tërmeti: një qendër shëndetësore në Ishëm (Bashkia Durrës) dhe një tjetër në Borizanë (Bashkia Krujë). Investimi prej rreth 384,000 franga zvicerane përfshin projektimin, zbatimin, mbikqyrjen, punimet, mobilimin dhe blerjen e pajisjeve mjekësore. Në të dyja qendrat punojnë 14 profesionistë shëndetësorë (3 mjekë dhe 11 infermiere) të cilët i shërbejnë një popullate prej rreth 12,000 banorë.

“Si pacientët, ashtu edhe personeli shëndetësor, i janë shumë mirënjohës popullit zviceran”,- u shpreh Dr. Mimoza Balani, Drejtore e QSH Borizanë. “Puna në kushte të tilla të përmirësuara ndjeshëm na motivon që të bëjmë më të mirën.”

Një qendër e tretë shëndetësore, në Zall Mner (Bashkia Kamëz), gjithashtu e dëmtuar rëndë nga tërmeti, do të ndërtohet brenda këtij viti me mbështetje zvicerane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.