☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,622 ▼1.27%
DOW 52,058 ▼0.54%
NASDAQ 25,605 ▼2.21%
NAFTA 104.24 ▲2.2%
ARI 3,934 ▼2.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,830 ▼ -4.52% ETH $2,218 ▼ -4.81% XRP $1.2313 ▼ -4.74% SOL $94.5400 ▼ -6.22%
S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 % S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Mbështetje marrëveshjes së partive shqiptare në Mal të Zi

Partitë shqiptare në Mal të Zi, kanë vendosur të bashkohen për zgjedhjet lokale të 26 nëntorit në Tuz, qendrën e Malësisë së Malit të Zi ku shqiptarët janë shumicë.

Marrëveshja është nënshkruar mes partive shqiptare, të cilat angazhohen se pavarësisht dallimeve ideologjike të formacioneve të tyre politike, vetëm përmes një platforme të përbashkët, do të jenë në gjendje të përfaqësojnë siç duhet interesat e shqiptarëve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka përshëndetur dhe mirëpritur këtë marrëveshje të aktorëve politike e shoqërore në Tuz, Mali i Zi, për të bashkërenduar përpjekjet në mbrojtje dhe përfaqësim të interesave të shqiptarëve në Trevën e Malësisë gjatë procesit të zgjedhjeve.

Në një deklaratë për shtyp, MEPJ mirëpret ndërgjegjësimin e faktorëve politike e shoqërorë shqiptarë në Malin e Zi për të nxjerrë mësime nga problemet, dasitë dhe dështimet e së kaluarës.

MEPJ konsideron se angazhimi publik për të bashkuar zërin dhe forcat për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirën e rregullave të lojës demokratike për të maksimizuar rezultatin përbën rrugën e duhur dhe mënyrën më të mirë për të realizuar të drejtat që u garanton ligji dhe kuadri ligjor në Malin e Zi dhe ai ndërkombëtar, në përputhje me pritshmëritë dhe kërkesat e popullsisë shqiptare për mirëqeverisje, progres dhe begati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.