☁️
Tiranë 23°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,484 ▲ +1% ETH $2,644 ▲ +2.07% XRP $1.4238 ▲ +2.74% SOL $111.4600 ▼ -0.74%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

Mbi 500 mijë vizitorë deri në gusht, rritet interesi i turistëve të huaj në Pogradec

Pogradeci, Lini dhe Tushemishti janë kthyer në destinacione të preferuara për turistët e huaj, të cilët vijnë nga Amerika, Australia, Japonia dhe vende të ndryshme evropiane.

Vetëm nga janari deri në gusht, rreth 500 mijë vizitorë kanë frekuentuar destinacionet dhe atraksionet turistike të Pogradecit. Ndër atraksionet më të vizituara është Bazilika Paleokristiane e Linit, me rreth 6 mijë vizitorë, kryesisht të huaj.

Interes të lartë kanë edhe Burimet e Drilonit, Parku Ujor Drilon–Tushemisht dhe Varret Monumentale të Selcës. Për turistët e huaj, juglindja dhe Shqipëria ofrojnë mundësinë për të vizituar disa destinacione në një kohë të shkurtër. Kjo ka bërë që qëndrimet e tyre të zgjasin nga një javë deri në dy muaj, si në rastin e një turisti gjerman.

“Kam ardhur nga Gjermania, përmes Malit të Zi, në Shqipëri dhe kam dy muaj që ndodhem këtu. Kam qenë edhe në Korçë, një qytet shumë i bukur, dhe tani kam dy javë që jam këtu. Njerëzit janë shumë të qetë dhe të relaksuar dhe kjo më pëlqen shumë. Shqipëria është vërtet një vend i bukur. Kam provuar gjithçka, ushqimi shqiptar është shumë i mirë dhe kam parë shumë vende të bukura”, është shprehur një turist nga Gjermania.

Interes për zonën shprehin edhe turistët britanikë, të cilët veçojnë Liqenin e Ohrit, klimën dhe mundësitë për të eksploruar destinacionet përreth tij.

“Tani kemi ditën e tetë që jemi këtu. Liqeni i Ohrit është i mrekullueshëm, temperatura është shumë e këndshme dhe është fantastike për të notuar. Kemi qenë në Manastirin e Shën Naumit dhe kemi bërë një udhëtim me varkë nëpër liqen. Kjo është hera e parë që vij në Lin. Duket vërtet shumë bukur. Është vapë, shumë vapë, sidomos për një anglez”, ka thënë një turist nga Anglia.

Fluksi i turistëve është reflektuar edhe në strukturat akomoduese. Sipas të dhënave, prenotimet kanë vijuar përgjatë gjithë sezonit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e njësive akomoduese vijojnë të jenë të prenotuara edhe gjatë muajit shtator.

Vitin e kaluar Pogradeci e mbylli 12-mujorin me rreth 450 mijë turistë, ndërsa këtë vit pritet që deri në fund të vitit numri të kalojë mbi 550 mijë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.