☁️
Tiranë 23°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,484 ▲ +1% ETH $2,644 ▲ +2.07% XRP $1.4238 ▲ +2.74% SOL $111.4600 ▼ -0.74%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

Zbardhet skema e tjetërsimit të pronave në Fier, ekzekutohen 3 masa sigurie

Prokuroria e Fierit ka thelluar këtë të shtunë hetimet lidhur me një rrjet tjetërsimi dhe përvetësimi të paligjshëm të pronave në njësinë administrative Levan.

Sipas raportimit të policisë, janë ekzekutuar masa e “arrestit me burg” për ish-drejtuesin e ASHK-së Fier, E. SH., si dhe për shtetasin E. H..

Ndërkohë, ndaj një ish-specialisti të hartografisë pranë të njëjtit institucion, shtetasi E.R, është caktuar masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”.

Mësohet se, mbi këta persona rëndojnë akuzat për falsifikim të akteve zyrtare, mashtrim, shpërdorim të funksionit publik dhe pastrim të produkteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të operacionit “Stolen Land”, finalizohet faza e dytë e operacionit, ekzekutohen 3 masa të tjera sigurie.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Fier ka ekzekutuar 3 masa të tjera sigurie ndaj shtetasve:

E. H., 49 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”;

E. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e dytë të sigurisë “Arrest në burg”;

E. R., 40 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Ekzekutimi i masave të sigurisë u krye pasi, në vijim të hetimeve, ka rezultuar se shtetasi E. H., në bashkëpunim me shtetasin E. Sh., ish-drejtor i ASHK-së, i cili mori masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe u vu në pranga tre ditë më parë, si dhe me ndihmën e shtetasit E. R., i cili në atë periudhë ushtronte detyrën e topografit pranë ASHK-së, kanë falsifikuar dokumente, me qëllim përfitimi të padrejtë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të shpërdorimit të detyrës, fshehjes së të ardhurave dhe falsifikimit të dokumenteve, si dhe për dokumentimin e përfshirjes së shtetasve të tjerë në këtë skemë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.