☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,354 ▼0.67%
DOW 49,364 ▼0.65%
NASDAQ 25,871 ▼0.84%
NAFTA 102.98 ▼1.12%
ARI 4,481 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,350 ▲ +0.11% ETH $2,132 ▼ -0.48% XRP $1.3695 ▼ -1.38% SOL $84.8500 ▼ -0.76%
S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 102.98 ▼1.12 % ARI 4,481 ▼0.66 % S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 102.98 ▼1.12 % ARI 4,481 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Kronika

Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Në emisionin “Trialog” tema e diskutimit ishte raporti i fundit i Avokatit të Popullit mbi sistemin penitenciar të vuajtjes së dënimit.

Raporti ka ngritur alarme të forta për gjendjen e burgjeve në vend, duke shkuar deri në apel për mbylljen e pesë institucioneve.

E ftuar në studio ishte Ndihmës Komisionere pranë Avokatit të Popullit, Nertila Qafzezi, e cila theksoi se inspektimet kryhen në mënyrë periodike përmes mekanizmit për parandalimin e torturës.

Ajo u shpreh se raporti i fundit është i detajuar, me të dhëna, fakte dhe shifra që sipas saj janë shqetësuese për opinionin publik.

Ndihmës Komisionerja shtoi se, në veçanti, problematikat më të mëdha lidhen me paraburgimet, ku ka raste të mbipopullimit.

Nëse një qeli është e parashikuar për katër persona, sot ndodhen gjashtë apo tetë. Ka pasur raste kur gjatë vizitave tona të pa lajmëruara kemi gjetur persona që flenë me shtretër në tokë,” tha përfaqësuesja e Avokatit të Popullit.

Ajo theksoi se vizitat kryhen pa paralajmërim, sipas metodologjisë së veçantë të përcaktuar nga Këshilli i Europës dhe OKB-ja, duke siguruar kontakt të drejtpërdrejtë me të dënuarit. Një tjetër problem i madh është mungesa e mjekëve në disa institucione.

Në disa IEVP ka mungesë totale të mjekëve, ndërsa në disa të tjera shërbimi ofrohet vetëm për katër orë në ditë. Kemi mungesë shërbimi shëndetësor ambulantor, mungesë shërbimi të specializuar, dhe kjo ka sjellë një gjendje të rënduar në këto ambiente,” u shpreh ajo.

Ndihmës Komisionerja shtoi se gjatë inspektimeve stafi nuk është i pranishëm dhe komunikimi bëhet drejtpërdrejt me të dënuarit, duke i trajtuar ata me respekt dhe duke dëgjuar shqetësimet e tyre.

Megjithatë, ajo pranoi se ka pasur edhe raste përmirësimi të kushteve, si rezultat i rekomandimeve të bëra nga Avokati i Popullit.

“Vit pas viti gjetjet tona janë të përsëritura dhe të theksuara për kushtet dhe mënyrën e jetesës brenda burgjeve. Ne i cilësojmë gjetjet tona si të rëndësishme dhe rekomandimet i dërgojmë autoriteteve. Paraburgimi ka këto shifra shqetësuese dhe ka disa IEVP që kanë mbipopullim. Nëse një qeli është e parashikuar për katër persona, sot ndodhen gjashtë apo tetë. Ka pasur raste kur gjatë vizitave tona të pa lajmëruara kemi gjetur persona që flenë me shtretër në tokë.Metodologjia jonë është e përcaktuar mirë dhe në asnjë inspektim nuk njoftojmë se do kryejmë vizitë. Ne jemi pa praninë e stafit dhe jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me të dënuarit, duke komunikuar me ta.Në disa IEVP ka mungesë totale të mjekëve, ndërsa në disa të tjera shërbimi ofrohet vetëm për katër orë në ditë. Kemi mungesë shërbimi shëndetësor ambulantor, mungesë shërbimi të specializuar, dhe kjo ka sjellë një gjendje të rënduar në këto ambiente.Gjithashtu ka raste kur kushtet janë përmirësuar, nga rekomandimet tona të dërguara autoriteteve.”- tha ajo

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.