☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,449 ▼0.73%
DOW 52,207 ▼1.36%
NASDAQ 25,655 ▼0.63%
NAFTA 75.69 ▲7.45%
ARI 4,048 ▼2.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $61,808 ▼ -3.24% ETH $1,726 ▼ -3.83% XRP $1.0777 ▼ -4.37% SOL $76.9200 ▼ -6.16%
S&P 500 7,449 ▼0.73 % DOW 52,207 ▼1.36 % NASDAQ 25,655 ▼0.63 % NAFTA 75.69 ▲7.45 % ARI 4,048 ▼2.64 % S&P 500 7,449 ▼0.73 % DOW 52,207 ▼1.36 % NASDAQ 25,655 ▼0.63 % NAFTA 75.69 ▲7.45 % ARI 4,048 ▼2.64 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Politika

Mbledhja e 21-të e KPSA-së në Strasburg, Balla: Shqipëria ka hyrë në fazën vendimtare të anëtarësimit në BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian–Shqipëri, Taulant Balla ka bërë të ditur se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur në mbledhjen e 21-të të KPSA-së, që po zhvillohet në Strasburg, Balla e cilësoi këtë një moment historik për rrugëtimin europian të vendit, duke theksuar se progresi i arritur gjatë muajve të fundit përbën një njohje të transformimeve të realizuara në fusha kyçe të integrimit.

“Europa nuk është thjesht një destinacion për Shqipërinë. Europa për ne është standardi me të cilin masim transformimin e vendit tonë, ditë pas dite, reformë pas reforme, institucion pas institucioni”, u shpreh Balla.

Ai vuri në dukje se Shqipëria po pret përmbylljen e tre kapitujve të negociatave dhe vijimin e punimeve në Konferencën e radhës Ndërqeveritare, duke e cilësuar këtë një zhvillim përtej një procedure teknike.

Sipas tij, arritjet e Shqipërisë lidhen me përparimin në fusha si shteti i së drejtës, institucionet demokratike, administrata publike, të drejtat themelore, siguria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe turizmi.

Balla theksoi gjithashtu rëndësinë e luftës kundër dezinformimit, duke kërkuar që debatet të bazohen në fakte dhe informacion të verifikuar.

“Dezinformimi e zëvendëson debatin me manipulimin, faktet me gënjeshtrat dhe besimin me dyshimin. Lufta kundër dezinformimit është mbrojtje e së vërtetës, e lirisë dhe e vetë demokracisë”, tha ai.

Balla nënvizoi se procesi i reformave ka kërkuar vullnet politik, vendosmëri dhe përpjekje të vazhdueshme nga institucionet shqiptare.

Ai falënderoi institucionet e Bashkimit Europian, shtetet anëtare dhe partnerët europianë për mbështetjen ndaj Shqipërisë, duke përmendur edhe rezolutën e fundit të Parlamentit Europian për vendin.

“Ky ishte një mesazh i qartë politik se progresi i Shqipërisë njihet, se rruga jonë e reformave është e besueshme dhe se perspektiva jonë europiane është reale”, deklaroi Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.