Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.90 ▲0.92%
ARI 4,382 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $65,116 ▲ +0.42% ETH $1,923 ▲ +0.32% XRP $1.0358 ▲ +0% SOL $76.8000 ▲ +1.24%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.90 ▲0.92 % ARI 4,382 ▼0.4 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.90 ▲0.92 % ARI 4,382 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

Siç njoftoi Prokuroria e Sarandës, ishte arrestimi i dy vëllezërve në qytetin bregdetar pikënisja e çështjes ndaj oficerit të policisë gjyqësore, Edmond Ruçi. Ky i fundit ra në pranga mbrëmjen e djeshme, i dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po çfarë ka ndodhur konkretisht?

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, Ruçi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të dy vëllezërve. Më saktë, trafikimin e lëndëve narkotike! Pasi ata u kapën me 24 doza kanabisi, oficeri i kërkoi leje Prokurorisë për të përgjuar dy vëllezërit.

Më tej, efektivi mësohet se ka takuar nënën e tyre dhe i ka treguar për hetimet dhe përgjimet. Ai i ka kërkuar asaj që t’i jepte shuma parash për të mbyllur hetimet. Gruaja më pas ka informuar dy djemtë e saj, moment ky i regjistruar edhe në përgjime.

Në momentin që vëllezërit nuk po paguanin paratë e kërkuara nga oficeri i policisë, Ruçi ka dorëzuar në Prokurorisë provat dhe përgjimet e dy vëllezërve, pa kuptuar se brenda përgjimeve kishte dhe komunikimin që nëna e dy të dyshuarve kishte folur me djemtë e saj duke i vendosur në dijeni për bisedën e saj që kishte bërë me Ruçin.

Prokuroria pasi ka zbardhur bisedat ka kuptuar kërkesën e efektivit për të marrë ryshfet për të mbyllur hetimet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.