🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 80.08 ▲0.93%
ARI 4,034 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,825 ▲ +3.39% ETH $1,885 ▲ +5.34% XRP $1.1100 ▲ +3.75% SOL $77.6900 ▲ +3.34%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.08 ▲0.93 % ARI 4,034 ▼0.88 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.08 ▲0.93 % ARI 4,034 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave dhe një pune të bërë me shumë përkushtim ndër vite

Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrimit në Konferencën e IX Ndërqeveritare Shqipëri – BE.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Mbyllja e negociatave për Kapitullin 25 ‘Shkenca dhe Kërkimi Shkencor’ dhe Kapitullin 26 ‘Arsimi dhe Kultura’, përpos të qenit një sukses teknik në procesin e integrimit, është mbi të gjitha një dëshmi se kur vizioni shoqërohet me punë intensive, rezultatet vijnë”, tha ajo.

Ministrja theksoi se kjo arritje është fryt i një procesi të gjatë, me reforma, punë intensive dhe angazhim të vazhdueshëm të ekipeve të Ministrisë së Arsimit, duke nënvizuar se arsimi ishte fusha që i hapi rrugën mbylljes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian.

Kumbaro vlerësoi mbështetjen dhe vlerësimin e dhënë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos duke e konsideruar atë një konfirmim të progresit të Shqipërisë në fushën e arsimit.

“Faleminderit Komisioneres Marta Kos, që në arritjet e Ministrisë së Arsimit evidentoi si sukses krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, krah shumë nismash e reformash të kryera”, tha ajo.

Kumbaro falenderoi edhe paardhëset e saj ne këtë detyrë për punën dhe angazhimin në këtë proces.

“Mirënjohje për të gjitha ekipet e Arsimit që kanë negociuar e kontribuar në këtë proces, si dhe për katër koleget e mia ministre, Lindita Nikolla, Besa Shahini, Evis Kushi dhe Ogerta Manastirliu, që ma bënë shumë më të lehtë këtë etapë të fundit, por edhe për çdo koleg që kontribuoi në këtë rrugëtim, shpesh larg vëmendjes publike, por gjithmonë me bindjen se puna për arsimin është investimi më i mirë për Shqipërinë europiane”, u shpreh Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.