Më 8 tetor votohet në Kuvend/ PS nuk tërhiqet nga Territorialja me 46 bashki, PD: Po cenoni edhe reformën elektorale! Manja:
PS nuk heq dorë për ndarjen e territorit me 46 bashki, duke e lajmëruar që të hënën miratohet në parim dhe nen për nen, ndërsa më 8 tetor në Parlament.
Ndërsa demokratët dhanë sinjalin e parë, për prishjen e dialogut politik edhe në reformën zgjedhore.
“Kjo miratohet me 8 tetor… shkoni në kushtetuese”, deklaroi Ulsi Manja.
Pas këtij pohimi të kryetarit të komisioneve të ligjeve çdo debat nga deputetët do të ishte thjesht procedurë, për shkakun se Ulsi Manja e bëri të qartë se as kundërshtitë e opozitës, as të këshillave bashkiakë, kryebashkiakëve apo protestat e qytetarëve nuk do ta bënin PS të tërhiqej nga projekti për ta ndarë territorin në 46 bashki.
Demokratët këmbëngulën, por sukses që ta ndalonin mazhorancën, madje socialisti që drejton komisionin e ligjeve gjeti kohë edhe të bënte shaka me shkrirjen e15 bashkive.
Nismëtari socialist Arbjan Mazniku tregoi rezultatin e konsultimeve dhe vendimet e bashkive, ndërsa sfidoi opozitën që t’i thotë një shërbim që largohet nga qytetarët.
Për diversion politik, mazhoranca futi edhe sherrin brenda PD, duke ngritur dyshime se Berisha i la rrugëve bashkitë e djathta duke mos e bërë propozimin në të njëjtën kohë me PS, informon “A2”.
Deri të hënën në komisionin e ligjeve kur pritet të miratohet drafti i PS për hartën territoriale në parim dhe nen për nen, Mazniku duhet të pajisë me të gjitha dokumentet e konsultimit deputetët e Ligjeve. Më pas në seancën e 8tetorit për të marrë minimalisht 84 kartonë jeshile.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.