🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.62 ▲0.55%
ARI 3,932 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,200 ▲ +0.16% ETH $2,274 ▲ +0.72% XRP $1.2611 ▲ +0.88% SOL $92.4500 ▲ +0.12%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Më ço në spital, nxito”, zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes në Ksamil

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata.

Ky i fundit pas krimit i ka kërkuar DJ të klubit që ta çonte në spital, duke mos i treguar se çfarë kishte ndodhur.

Në dosjen e siguruar nga Top Channel, ai thotë se e mori në makinë për ta çuar në spital, por pas disa minutash i ka kërkuar që të ndalojë makinë, nga ku ka zbritur dhe më pas e ka parë që të hedhë diçka me forcë.

“Rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 pashë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klabit. Në vazhdim kur isha te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët më thanë ‘merre Sokratin dhe çoje në spital se ti ke makinë këtu afër’.

Në drejtimin tim ka ardhur Sokrat Vata i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe më ka thënë disa herë “ku e ke makinën, më ço në spital, nxito o …’. Unë njoftova menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ika me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur dola jashtë pashë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.

Kam marrë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e pasme të makinës dhe u nisa menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës më tha ‘ik vetëm drejt’ dhe pas dy-tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëmë Sokrati më ka thënë ‘ndalo këtu’ dhe ka ikur zbathur. Disa metra pak larg makinës vura re që Sokrati hodhi diçka me forcë”, ka treguar ai para hetuesve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.