🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼7.55%
ARI 3,957 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,982 ▼ -0.9% ETH $2,257 ▲ +0.2% XRP $1.2511 ▲ +0.53% SOL $92.1500 ▼ -1.23%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

“Më mirë për Tetovën” kritikon manifestimin e Bilall Kasamit për pagat e NPK-së: Punëtorët nuk duhet të përdoren për PR partiak

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dje informoi se punëtorëve të “NPK Tetova” tashmë u janë paguar të gjitha pagat dhe kontributet.

Për këtë, reaguan sot nga Iniciativa Më mirë për Tetovës, duke e quajtur të gjithë manifestimin si veprim të pahijshëm dhe të tepruar.

“Ajo që pamë në manifestimin e djeshëm të Komunës së Tetovës është e pahijshme. Punëtorët e NPK “Tetova”, të cilët paguhen nga paratë publike dhe me dinjitet i shërbejnë qytetit, nuk duhet të keqpërdoren si dekor për PR politik të pushtetit. Shërbimi dhe institucionet publike nuk janë pronë e askujt dhe posaçërisht punëtorët nuk duhet të kushtëzohen për atë që meritojnë duke u bërë pjesë e fushatave promovuese.Edhe më absurde është mënyra se si është organizuar i gjithë ky manifestim, ku shfaqet një pankartë gjigante me elemente vizuale qartësisht të identifikueshme me ato të VLEN-it dhe me mbishkrimin “FALEMINDERIT”, sikur dikush nga jashtë po i falënderon “shefat” për zgjidhjen, ndërkaq duket qartë se vetë drejtuesit e pushtetit, në mënyrën më të ulët, organizojnë “falënderimin” për veten. Rrjedhimisht lindin pyetjet se kush i ka paguar këto pankarta dhe materialet e këtij manifestimi? Me paratë e NPK-së? Me paratë e Komunës? Apo me paratë e partisë? Apo vallë punëtorët e kanë organizuar këtë falemnderim spektakular sepse përfundimisht siç prezantohet kanë marrë atë që u takon? Publiku ka të drejtë ta dijë”, thonë nga Më mirë për Tetovën.

Ata shtojnë se punëtorët paga të rregullta dhe kontribute të paguara, ndaj raste si ky i fundit nuk guxojnë të përdoren për PR partiak.

“Punëtorët e NPK-së, posaçërisht ata më të prekurit ndër to, meritojnë paga të rregullta, kontribute të mbuluara, sigurim shëndetësor, kushte pune, respekt dhe siguri, e jo të instrumentalizohen për fotografi dhe propagandë. Nëse puna e tyre është vërtet e çmuar, le t’u dëshmohet kjo çdo ditë përmes trajtimit dinjitoz dhe menaxhimit të përgjegjshëm të ndërmarrjes, e jo përmes shfaqjeve ku pushteti organizon manifestime për ta duartrokitur veten. NPK “Tetova” nuk është pronë e askujt politikisht, ndërsa punëtorët nuk janë material për PR partiak. Kjo mënyrë e keqpërdorimit të tyre është e papranueshme!Gëzohemi që punëtorët e ndërmarrjes më në fund morën hakun e tyre të shumë merituar dhe u dëshirojmë shëndet e punë të mbarë”, thuhet në reagimin e Më mirë për Tetovën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.