☁️
Tiranë 18°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 86.26 ▲0.63%
ARI 3,864 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,856 ▲ +0.5% ETH $1,818 ▲ +0.57% XRP $0.9686 ▲ +1.18% SOL $73.3600 ▲ +2.53%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.26 ▲0.63 % ARI 3,864 ▲0.29 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.26 ▲0.63 % ARI 3,864 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Politika

“Me një dorë jep pak, me tjetrën merr më shumë!”- PD deklaron votën kundër buxhetit 2027, Bardhi: Rama bën sikur ul

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2027, duke e cilësuar atë si një buxhet që nuk sjell përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, por favorizon korrupsionin dhe interesat klienteliste.

Në një deklaratë publike, Bardhi kundërshtoi politikat fiskale të parashikuara nga qeveria, duke pretenduar se, pavarësisht premtimeve për ulje taksash, projektbuxheti parashikon rritje të barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset.

Ai ngriti gjithashtu shqetësime për trajtimin e pensioneve, përfshirjen e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së dhe mungesën e mbështetjes për bujqësinë dhe industrinë prodhuese.

Po ashtu, Bardhi paralajmëroi votën kundër të Partisë Demokratike për projektbuxhetin:

“Vota e grupit parlamentar të PD gjatë seancës së nesërme do të jetë kundër në parim për pr.buxhetin e propozuar nga Edi Rama”.

Fjala e Gazment Bardhit:

“Kur dëgjova për herë të parë se me buxhetin e ri do të kishte ulje taksash, u përpoqa ta shoh pozitivisht për të gjetur një qëllim të mirë. Ndoshta ndihmohej shtresa e mesme. Ndoshta rinia dhe arsimi trajtoheshin me prioritet. Ndoshta nxitej punësimi dhe pensionet rriteshin me të vërtetë. Ndoshta më në fund, do të çonin para për shëndetësinë, ilaçet në spitale, dhe jo tek inceneratorët fantazëm.

Nuk arrita ta gjej këtë qëllim. Sepse ky buxhet është vetë Edi Rama. Një manovër diabolike që bën sikur ul taksat dhe bën sikur shpërndan mirëqenie, por realisht i rrit taksat dhe në fund, nuk lë më shumë para në xhepat e shqiptarëve.

Shqiptarët nuk marrin më shumë para nga puna e tyre, sepse thelbi i këtij buxheti nuk është sa para do t’i mblidhen shqiptarëve: 8, 9 apo 10 miliardë. Thelbi është kush do t’i shpenzojë këto para dhe në xhepat e kujt do të përfundojnë. Protestat e studentëve, kërkesa për dorëheqje e Edi Ramës si i korruptuar tregojnë se shqiptarët e dinë përgjigjen: buxheti 2027 nuk është buxheti i tyre, por i korrupsionit.

Për të ulur ndjesinë e alarmit tek njerëzit, Edi Rama e ka projektuar këtë buxhet me qëllimin diabolik për të korruptuar qytetarët me iluzionin e mirëqenies dhe idenë false të uljes së kostos së jetesës. Buxheti i Edi Ramës me një dorë jep pak, me tjetrën merr akoma më shumë.

Ai premton uljen e kostos së jetesës nga ulja e TVSH-së për disa ushqime, por rrit TVSH-në e përgjithshme në 21%, niveli më i lartë i propozuar ndonjëherë në Shqipëri.

Me një lëvizje gjysmake dhe mashtruese, Edi Rama, nga njëra anë heq taksën e qarkullimit nga çmimi i karburantit në pompë, por nga ana tjetër bën tre rritje taksash. Dyfishon taksën e qarkullimit, rrit në 21 për qind TVSH-në e karburanteve dhe vendos taksë të re për makinat elektrike.

Qershia mbi tortë e këtij buxheti diabolik që jep pak me një dorë dhe merr shumë me dorën tjetër të korruptuar të Edi Ramës, është futja në skemën e TVSH-së e bizneseve me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, përfshirë mijëra biznese të vogla dhe profesionistë të lirë. Një masë që edhe sipas Bankës së Shqipërisë, do të përkthehet në çmime më të larta shërbimesh për qytetarët.

Por sa diabolik duhet të jesh që ta paraqesësh bonusin mujor të pensionistëve si rritje pensioni?

Bonusi është vetëm një ndihmë e vogël, jo rritje e pensionit, siç e propagandon Edi Rama. Duke e mbajtur bonusin jashtë pensionit bazë, qeveria u jep pensionistëve disa para më shumë sot, por i privon ata nga një pension më i lartë dhe nga përfitimet që do të sillnin rritjet e ardhshme.

Buxheti 2027 nuk është më i mirë për shqiptarët, sepse qeveria vazhdon të mbajë në këmbë të njëjtin model ekonomik, që ngre kulla, por nuk hap fabrika. Që fuqizon ndërtimin, por dobëson bujqësinë dhe industrinë prodhuese. Një model ekonomik ku pushteti politik përcakton kush përfiton, ndërsa korrupsioni dhe lidhjet klienteliste pengojnë konkurrencën e ndershme. Një model që nuk u jep të rinjve arsye të ndërtojnë jetën në vendin e tyre, që nuk e mbështet ekonominë te prodhimi, puna dhe konkurrenca e ndershme.

Shqipëria ka nevojë për bujqësi që prodhon, për industri që përpunon, për fabrika që hapin vende pune dhe për produkte shqiptare që konkurrojnë në tregjet e huaja. Por Edi Rama me buxhetin 2027 nuk e vendos këtë ekonomi në qendër të zhvillimit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.