☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Mediat e huaja raportojnë për kërcënimin që Erdogan i bëri Haradinajt

 

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar kërcënimin që presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, bëri ndaj shefit të ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërkohë, ky i fundit ende nuk ka reaguar. Në mbrojtje të tij kanë dalë zyrtarë institucional dhe nga qeveria civile.

Presidenti i Turqisë ka qortuar kryeministrin e Kosovës të shtunën pasi kritikoi dëbimin sekret të gjashtë shtetasve turq për të cilët Turqia thotë se janë mbështetës të grushtshtetit të vitit 2016.

Washington Post, raporton për kërcënimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se kryeministri Ramush Haradinaj do të ‘paguajë’ për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm dhe Shefit të AKI’së.

“The Guardian” raporton se si Haradinaj u kërcënua me rrëzim nga pushteti nga Erdogan, për shkak se kritikoi dëbimin e shtetasve turq.

Lajmin për ‘kërcënimin’ e Erdogan e ka publikuar edhe Radio Evropa e Lirë. Erdogan tha se ai ishte i ‘dëshpëruar’ me veprimet e Haradinajt.

Reagimi i Turqisë ndaj veprimeve të shefit të ekzekutivit në Kosovë është publikuar edhe në ABC Neës.

Kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti turk janë publikuar edhe në New York Daily News.

“Që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi?”, citon gazeta fjalët e Erdogan.

Ndërkohë është vetë kryeministri Ramush Haradinaj dhe qeveria që ai drejton që ende nuk kanë reaguar ndaj kërcënimeve të tilla.

Menjëherë pas deklaratës së Erdogan ka reaguar këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi, i cili doli në mbrojtje shefit të tij. Po ashtu reagim kishte nga Besnik Tahiri,zyrtar i qeverisë.

Kundër deklaratës së kreut shtetëror në Ankara kanë dalë edhe pjesëtar të shoqërisë civile.

Haradinaj pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Shefin e AKI’së.

Ndërkohë tha se ka nis punën për ‘hetim dhe inspektim’ të rastit që ndodhi të enjten e kësaj jave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.