☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.35 ▼1.39%
ARI 4,074 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,780 ▲ +1.05% ETH $2,348 ▲ +1.38% XRP $1.3249 ▲ +2.28% SOL $101.2600 ▲ +0.79%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Zgjedhjet në Izrael: Kur do të shpallet fituesi dhe çfarë ndodh më pas?

– Izraelitët po votojnë zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të përcaktojnë drejtimin politik të vendit, sipas “Al Jazeera”.

Zgjedhjet zhvillohen tre vjet pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, që u pasua nga lufta në Gaza.

Votimi zhvillohet në një kohë kur janë shtuar sulmet dhe dhuna e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, si dhe tensionet mes Izraelit dhe disa vendeve fqinje.

Kryeministri Benjamin Netanyahu përballet gjithashtu me kritika brenda vendit për dështimet e pretenduara të sigurisë që lejuan sulmin e 7 tetorit, mënyrën si qeveria ka trajtuar përpjekjet për të kthyer pengjet nga Gaza, akuzat për korrupsion dhe mosmarrëveshjet për shërbimin ushtarak të hebrenjve ultraortodoksë.

Çfarë tregojnë sondazhet?

Sondazhet e fundit, të publikuara sot para zgjedhjeve, parashikonin një garë të ngushtë mes koalicionit të Netanyahut dhe bllokut të opozitës, të udhëhequr nga ish-shefi i ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot.

Sipas të dhënave të përmbledhura nga gazeta izraelite “Haaretz”, bazuar në sondazhet e televizioneve “Channel 11”, 12 dhe 13, koalicioni i Netanyahut parashikohej të merrte mesatarisht 50 vende në parlament, ndërsa opozita e udhëhequr nga Eisenkot 54 vende.

Parlamenti izraelit, i njohur si “Knesset”, ka gjithsej 120 vende. Për të pasur shumicën dhe për të mbështetur një qeveri, nevojiten të paktën 61 vende.

Kur do të dalin rezultatet?

Qendrat e votimit u hapën sot në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 22:00, sipas orës lokale të Izraelit.

Rreth 7,3 milionë izraelitë kanë të drejtë të votojnë, mes tyre 1,2 milionë qytetarë palestinezë të Izraelit.

Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, televizionet pritet të publikojnë sondazhet, të cilat japin një ide paraprake se si mund të kenë votuar qytetarët. Megjithatë, këto nuk janë rezultatet përfundimtare.

Brenda pak orësh, priten të dhënat e para paraprake.

Rezultatet mund të bëhen të qarta shpejt, por nëse asnjë parti ose grup partish nuk siguron shumicën, mund të nevojiten ditë ose javë negociatash për krijimin e qeverisë.

Si funksionon sistemi zgjedhor?

Në Izrael, qytetarët votojnë për një parti politike dhe jo drejtpërdrejt për një kandidat të caktuar për deputet.

Numri i vendeve që merr secila parti në parlament, varet nga përqindja e votave që ajo fiton në nivel kombëtar.

Për shembull, një parti që merr 10% të votave mund të sigurojë afërsisht 10% të vendeve në parlament.

Për të hyrë në parlament, një parti duhet të marrë të paktën 3,25% të votave në shkallë vendi.

Meqë rreth 12 parti mendohet se kanë mundësi ta kalojnë këtë prag, ndarja përfundimtare e vendeve mund të kërkojë kohë.

Si zgjidhet kryeministri i ardhshëm?

Pas përfundimit të numërimit, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, do të konsultohet me drejtuesit e partive, për të kuptuar se kë mbështesin për postin e kryeministrit.

Më pas, presidenti do t’ia besojë krijimin e qeverisë, kandidatit që vlerëson se ka mundësitë më të mëdha për të siguruar mbështetjen e nevojshme.

Kandidati i mandatuar ka deri në 42 ditë kohë për të formuar qeverinë.

Deri më sot, asnjë parti e vetme në Izrael, nuk ka fituar shumicën absolute të vendeve në parlament.

Për këtë arsye, qeveritë zakonisht krijohen nga disa parti që bashkohen dhe bien dakord të qeverisin së bashku.

Çfarë ndodh nëse Netanyahu ose kundërshtarët e tij nuk formojnë dot qeverinë?

Nëse asnjëra palë nuk arrin të krijojë një qeveri, qeveria aktuale e Netanyahut do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë përkohësisht, deri në zgjidhjen e situatës.

Partia ose blloku që merr më shumë vota, mund të përpiqet të sigurojë mbështetjen e partive më të vogla.

Një mundësi është krijimi i një qeverie që nuk ka shumicën e zakonshme prej 61 deputetësh, por që përpiqet të sigurojë mbështetje për vendimet e saj në parlament.

Një tjetër mundësi është një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, sipas së cilës dy drejtues politikë bien dakord të ushtrojnë postin e kryeministrit me radhë.

Nëse të gjitha përpjekjet dështojnë dhe asnjë grup nuk arrin të krijojë një qeveri funksionale, do të duhet të shpallen zgjedhje të reja. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.