☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.35 ▼1.39%
ARI 4,074 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,780 ▲ +1.05% ETH $2,348 ▲ +1.38% XRP $1.3249 ▲ +2.28% SOL $101.2600 ▲ +0.79%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

Një 20-vjeçar shqiptar, Rogert Ajdini, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë.

I riu, banues në Trevi, po merrte pjesë në punimet për asfaltimin e rrugës Santa Cristina, kur dyshohet se u shtyp nga rulit asfaltues që po drejtonte.

Mediat italiane shkruajnë se mjeti dyshohet se u përmbys për arsye që ende nuk janë bërë të qarta. Kolegët e të riut njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës, por, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, plagët e marra rezultuan fatale.

Në vendngjarje mbërritën ambulanca, zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit, ndërsa karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar se si ndodhi përmbysja e mjetit.

Punimet në rrugën Santa Cristina ishin ndërmarrë nga Bashkia e Valtopinës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe i ishin besuar një kompanie të specializuar. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Kryetari i Bashkisë së Valtopinës, Gabriele Coccia, shprehu ngushëllimet për familjen e të riut, duke e cilësuar humbjen si një tragjedi të rëndë.

Vdekja e 20-vjeçarit shqiptar vjen në një periudhë kur Italia është përballur me disa aksidente fatale në vendet e punës. Sipas medias italiane brenda tri ditësh, numri i punëtorëve që kanë humbur jetën në rrethana të tilla ka arritur në shtatë.

Përfaqësues të institucioneve italiane kanë ngritur shqetësimin për sigurinë në punë, duke kërkuar që humbjet e jetëve gjatë ushtrimit të profesionit të mos trajtohen si një realitet i zakonshëm. Hetimet për aksidentin në Valtopina vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.