☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,717 ▼ -0.1% ETH $2,227 ▼ -0.32% XRP $1.1536 ▼ -0.65% SOL $89.0600 ▼ -0.69%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Mediat suedeze për Kurtulus: Bleoni nuk e ndjek rrugën e vëllaut, zgjedh Kosovën

Përfshirja e Bleon Kurtulus në listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit ka bërë jehonë në mediat suedeze, të cilat e krahasojnë zgjedhjen e tij me atë të vëllaut Edvin, që vite më parë zgjodhi Suedinë.

Bleon Kurtulus nuk e ka ndjekur rrugën e vëllaut të tij, dhe vendimi i talentit të Malmös për ta përfaqësuar Kosovën ka tërhequr vëmendjen e mediave suedeze, siç njofton Telegrafi.

Kurtulus është përfshirë në listën e përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e muajit nëntor. Ai ka luajtur për grupmoshat e reja të Suedisë, së fundmi tek U21, mirëpo tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

Mediat suedeze kanë reaguar për herë të parë lidhur me këtë vendim, duke e përfshirë në shkrimet e tyre edhe vëllanë e tij, Edvinin, i cili vite më parë ishte kapiten te Kosova U21, por pastaj e refuzoi ftesën e ekipit A duke zgjedhur Suedinë.

“Vëllau i madh Edvin Kurtulus zgjodhi ta përfaqësojë Suedinë. Tani, i vogli, Bleoni po merr një rrugëtim ndryshe. 19-vjeçari është përzgjedhur nga Kosova për herë të parë dhe mund të debutojë në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Irlandës”, raporton “svenskafans”.

“Ai ka zhvilluar nëntë ndeshje zyrtare për Suedinë në nivelin U21, së fundmi më 4 qershor ndaj Finlandës. Në Ligën e Kombeve, 19-vjeçari mund të debutojë për ekipin A, mirëpo jo tek Suedia. Kurtulus është përzgjedhur nga Kosova”, shton “footballskanalen”.

Kësisoj, afrimi i Kurtulus konsiderohet një fitore e madhe për Kosovën, duke qenë se talenti i lojtarit nuk diskutohet: ai ishte përfshirë vite më parë në listën e “The Guardian” me talentet më premtues që pritet të dominojnë në Evropë gjatë dekadës së re, në një listë ku kishte emra si Lamine Yamal, Joan Martinez e Pau Cubarsi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.