Samir Ujkani flet për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës: me mentalitetin e duhur synojmë maksimumin
Ish-kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka folur për dy sfidat e nëntorit në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit në shtëpi dhe Irlandës në Dublin, duke thënë se Dardanët do të kërkojnë maksimumin.
Samir Ujkani ka folur për dy sfidat e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve, atë ndaj Izraelit në shtëpi dhe ndaj Irlandës në udhëtim, siç njofton Telegrafi.
Ish-kapiteni ka thënë se me mentalitetin e duhur të lojtarëve, Kosova do të synojë që ta nxjerrë maksimumin nga këto dy përballje.
“Synimin, siç e thashë edhe më herët, e kemi gjithmonë që të shkojmë e të marrim maksimumin. Normalisht, çdo ndeshje ka historinë e vet”, ka thënë Ujkani.
“Izraeli është një kombëtare shumë e vështirë, shumë e vështirë. E kemi parë edhe atje kur luajtëm kundër tyre”, ka shtuar ai.
“Por tash, normalisht, 90 minuta janë në pyetje dhe besoj se me mentalitetin e duhur, siç e kemi pasur deri tash, do të arrijmë ta nxjerrim një rezultat pozitiv, e tani në Irlandë është finalja”.
“Ndoshta bëhet edhe finale, pse jo, sepse krejt varet çka bëjnë ata me Austrinë”, ka thënë Ujkani ndër të tjera.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.