🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,805 ▼ -0.15% ETH $2,236 ▼ -0.03% XRP $1.1616 ▼ -2.11% SOL $89.6500 ▼ -0.67%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Mercedes rrit fitimin, Porsche njofton shkurtime të 5 mijë vendeve të punës në Gjermani

Dy prodhuesit gjermanë të automjeteve, Mercedes-Benz dhe Porsche, kanë publikuar rezultate të ndryshme financiare, me të parin që ka raportuar rritje të fitimit në nivel grupi, ndërsa i dyti ka njoftuar shkurtime të reja të vendeve të punës për shkak të rënies së përfitueshmërisë, raporton dpa, përcjellë KosovaPress..

Mercedes-Benz raportoi se fitimi neto i grupit u rrit me 13.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit, duke arritur në rreth 1.09 miliardë euro, krahasuar me 957 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo është hera e parë në tre vjet që kompania shënon rritje vjetore të fitimit.

Megjithatë, të hyrat ranë me 3.3 për qind, në pak më shumë se 32 miliardë euro, ndërsa shitjet globale të automjeteve dhe furgonëve u ulën me 6 për qind.

Goditjen më të madhe Mercedes e pësoi në Kinë, ku shitjet e veturave ranë me 30 për qind.

Drejtori ekzekutiv i Mercedes-Benz, Ola Källenius, tha se kompania ka ruajtur kursin e saj pavarësisht kushteve të vështira të tregut dhe se në gjysmën e dytë të vitit do të fokusohet në prezantimin e modeleve të reja.

Ndërkohë, Porsche bëri të ditur se deri në fund të vitit 2035 do të shkurtojë edhe 5 mijë vende pune në Gjermani, në kuadër të një plani ristrukturimi prej 2.1 miliardë eurosh që synon rikthimin e përfitueshmërisë së kompanisë.

Shkurtimet do të prekin fabrikën kryesore në Stuttgart-Zuffenhausen dhe qendrën e kërkimit e zhvillimit në Weissach. Megjithatë, kompania ka garantuar se deri në fund të vitit 2035 nuk do të ketë largime të detyrueshme nga puna. Reduktimi i stafit do të realizohet përmes pensionimit, pensionimit të parakohshëm, largimeve vullnetare dhe zvogëlimit natyror të numrit të punonjësve.

Në kuadër të programit të kursimit, punonjësit, siç thonë në këtë firmë, do të përballen edhe me shtyrje të rritjeve të pagave, ulje të bonusit të fundvitit dhe kufizim të punës nga shtëpia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.