🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.84 ▼0.32%
ARI 4,131 ▲1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,447 ▲ +2.91% ETH $2,418 ▲ +5.01% XRP $1.3101 ▲ +2.72% SOL $95.9000 ▲ +2.96%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.84 ▼0.32 % ARI 4,131 ▲1.42 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.84 ▼0.32 % ARI 4,131 ▲1.42 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Situata e zjarreve në zonën pyjore të Drënies, në kufirin mes bashkive Patos dhe Roskovec, paraqitet e qetësuar. Burime nga terreni konfirmojnë se aktualisht nuk ka më vatra aktive zjarri në pyllin me pisha të kësaj zone.

Pas ditëve të tëra përballjeje me flakët, Forcat e Armatosura dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në terren, duke kryer kontrolle dhe ndërhyrje në brendësi të pyllit.

Edhe pse flakët janë shuar, në disa zona vijojnë të shfaqen vatra të vogla që nxjerrin tym, kryesisht nga trungje dhe dru të djegur. Forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë menjëherë për t’i shuar ato, me qëllim që të mos krijohet mundësia e riaktivizimit të zjarrit nga era.

Burimet nga terreni bëjnë me dije se situata mbetet nën kontroll dhe se nuk ka më fronte apo vatra aktive zjarri në pyllin me pisha të zonës së Drënies dhe Vloshtit.

Forcat që morën pjesë në operacion vijojnë monitorimin e territorit, pasi rreziku i riaktivizimit mbetet i pranishëm për shkak të temperaturave të larta, terrenit të djegur dhe erës që vijon të fryjë.

Aktualisht, në zonë vërehen kryesisht drurë të djegur që vijojnë të nxjerrin tym, të cilët po shuhen nga ekipet në terren për të garantuar izolimin përfundimtar të zjarrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.