☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,715 ▼0.38%
DOW 52,269 ▼0.39%
NASDAQ 26,197 ▼1.33%
NAFTA 100.99 ▼1.74%
ARI 4,028 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,297 ▲ +1% ETH $2,357 ▲ +1.12% XRP $1.3002 ▼ -0.83% SOL $101.9800 ▲ +1.05%
S&P 500 7,715 ▼0.38 % DOW 52,269 ▼0.39 % NASDAQ 26,197 ▼1.33 % NAFTA 100.99 ▼1.74 % ARI 4,028 ▼0.59 % S&P 500 7,715 ▼0.38 % DOW 52,269 ▼0.39 % NASDAQ 26,197 ▼1.33 % NAFTA 100.99 ▼1.74 % ARI 4,028 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Meta: Gjykata Kushtetuese, gardiani i përjetshëm i Kushtetutës së Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori sot pjesë në konferencën e organizuar me rastin e 25- vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në fjalën e tij, Presidenti Metavlerësoi Gjykatën Kushtetuese si modelin demokratik në respektim të të drejtave të njeriut dhe si një institucion i  udhëhequr nga praktika e mirë e ndarjes së pushteteve.

“Fillimi i punës së Gjykatës Kushtetuese, 25 vite më parë ka qenë sfidues në një shtet që kërkohej të konsolidohej, pasi në demokraci pushtetet duhet të funksionojnë të ndara dhe në mënyrë të balancuar. Gjykata Kushtetuese qëndron në krye të sistemit të drejtësisë dhe si e tillë dhe misioni i saj është që të jetë gardiani i përjetshëm i Kushtetutës së Shqipërisë”, theksoi Meta.

Meta tha se Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar shumë çështje dhe në jo pak raste, ajo arsyeton qartë parimin e ndarjeve të pushteteve.

Po ashtu, Meta vlerësoi Gjykatën Kushtetuese në konsolidimin e shtetit të së drejtës. “Pikërisht vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm ka zgjidhur konfliktet në aktivitetin e funksionimit të institucioneve, por ka ndihmuar në kulturën demokratike të ushtrimit të pushtetit me standardet më të miraeuropiane. Sot, Gjykata Kushtetuese mbush 25 vite që funksionon dhe dua të theksoj se kjo gjykatë është përballur jo rrallëherë me sfida të vështira, që më së shumti ia ka dalë”.

Po ashtu, Meta pohoi se Gjykata Kushtetuese ka fituar besimin edhe të gjykatave partnere të vendeve të tjera dhe organizmave ndërkombëtare.

“Gjykata Kushtetuese, si të gjitha institucionet e tjera përballet me sfidën e implementimit të reformës në drejtësi në drejtim të plotësimit të trupës gjyqësore kushtetuese  dhe krijimin e institucioneve të reja, që kanë të bëjnë me qeverisjen në sistemin gjyqësor. Gjithashtu si të gjithë gjyqtarët e tjerë, edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të jenë pjesë e vlerësimit e të verifikimit kalimtar, por më lejoni të them edhe një gjë të rëndësishme se, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të përmbushin ligjin me integritet”, tha Meta në fund të fjalës së tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.