☁️
Tiranë 17°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,486 ▼0.85%
DOW 52,087 ▼0.58%
NASDAQ 24,898 ▼1.4%
NAFTA 86.21 ▼0.74%
ARI 4,029 ▼2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,228 ▼ -2.14% ETH $2,029 ▼ -4.62% XRP $1.0533 ▼ -3.79% SOL $82.3800 ▼ -4.97%
S&P 500 7,486 ▼0.85 % DOW 52,087 ▼0.58 % NASDAQ 24,898 ▼1.4 % NAFTA 86.21 ▼0.74 % ARI 4,029 ▼2.09 % S&P 500 7,486 ▼0.85 % DOW 52,087 ▼0.58 % NASDAQ 24,898 ▼1.4 % NAFTA 86.21 ▼0.74 % ARI 4,029 ▼2.09 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Meta kthen “vettingun” në Polici: Shkel Kushtetutën dhe ‘Venecian’

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për vetting-un në Policinë e Shtetit.

Në argumentet ligjore për kthimin e ligjit, Kreu i shtetit thekson se ato evidentojnë sipas tij, papërgjegjshmërinë e procesit legjislativ dhe evidentojnë falsifikimet që bëhen me nismat, që depozitohen në Kuvend.

Sipas Presidentit Meta, “kjo është ndërhyrja e 3 (tretë) që i bëhet ligjit brenda një kohe kaq të shkurtër. (5 mars 2018 – 8 mars 2021)”.

Ndaj dhe Kreu i Shtetit ka kërkuar që Kuvendi dhe Qeveria, ose të pranojnë dështimin e vetting-ut në Polici dhe të nxjerrin përgjegjësit e kësaj nisme të dështuar, ose të pranojnë qëllimin politik për të mbajtur nën presion të vazhdueshëm efektivët e policisë.

Meta thekson se kjo nismë ligjore ndonëse është propozim i një grupi deputetësh, në fakt, në Komisionin Parlamentar për Sigurinë, projektligjin e ka prezantuar dhe eka mbrojtur Zëvendësministri i Brendshëm, që ka mbajtur të njëjtin qëndrim “copy-paste”, pa ndryshuar as presjen, nga relacioni i nënshkruar nga deputetët nismëtarë.

Nisur nga këto argumente, Presidenti i ka bërë të qartë Kuvendit se kjo procedurë e ndjekur shkel “parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve të parashikuar nga neni 7, i Kushtetutës së Shqipërisë dhe është tregues se Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë janë trupëzuar në një organ të vetëm, dhe ku ky i fundit (Kuvendi) ka humbur krejtësisht rolin mbikqyrës e kontrollues ndaj ekzekutivit.”

Madje, sipas Presidentit, “këto veprime praktikisht mund të konsiderohen edhe falsifikim të vullnetit në propozimin e nismave ligjore”.

Meta evidenton se nisma jo vetëm shkel nenin 82, të Kushtetutës, pasi shtyn pa afat duke e pezulluar procesin e vettingut për një pjesë të trupës policore, por shkakton edhe një efekt negativ financiar në Buxhetin e Shtetit, pa marrë as miratimin e Këshillit të Ministrave siç kërkon Kushtetuta në këto raste.

Megjithatë, përtej shqetësimeve mbi gjendjen e procesit legjislativ në vend, në prag të një Kuvendi që pritet të riformatohet shumë shpejt në zgjedhjet e afërta të 25 prillit 2021, Presidenti ka ngritur shqetësimin për faktin se, ndryshimet e bëra me këtë ligj, po fusin në tërësi procesin vetting, në vazhdën e “pezullimit” pa afat, por edhe dosjet që janë në proces vlerësimi i pezullon, duke krijuar kështu: “një situatë pasigurie të rëndë juridike për gjithë subjektet që e kanë nisur këtë proces, apo që do mbeten në pritje për t`iu nënshtruar atij”.

“Mospërcaktimi i kohës së mbylljes së procesit të vlerësimit kalimtar (vetting-ut), apo pezullimi pa afat i vet procesit krijon terren që ky vlerësimi kalimtar (vetting-u) të përdoret si një mekanizëm ndëshkimor apo shantazhues për gjithë strukturën policore, ç’ka mund të sjellë një situatë shqetësuese, paqëndrueshmërie dhe destabilizuese në këtë strukturë.”, – argumenton gjihashtu Kreu i Shtetit në dekretin e tij.

Presidenti Meta citon gjithashtu se kjo nisëm ligjore bie në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.