☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 75.23 ▼1.03%
ARI 4,298 ▼1.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,529 ▼ -1.77% ETH $1,751 ▼ -2.36% XRP $1.1886 ▼ -2.42% SOL $72.1300 ▼ -2.06%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.23 ▼1.03 % ARI 4,298 ▼1.9 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.23 ▼1.03 % ARI 4,298 ▼1.9 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Meta: Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë vijnë duke u forcuar

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta priti sot një delegacion të nivelit të lartë të Partisë Komuniste të Kinës kryesuar prej Zhao Hongzhu, Sekretar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKK dhe Zv. Sekretar i Komitetit Qendror për Inspektim Disiplinor të PKK, i cili shoqërohej prej Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri znj. Jiang Yu.

Meta i uroi mirëseardhjen në Tiranë  Zhao Hongzhu dhe delegacionit të nderuar të Partisë Komuniste të Kinës duke vënë në dukje se marrëdhëniet ndërparlamentare dhe ato ndërpartiake mes Shqipërisë dhe Kinës, vijnë duke u forcuar, në shërbim të cilësisë së bashkëpunimit dypalësh.

Sakaq, ai  theksoi se vizita e Zhao Hongzhu në Shqipëri është tregues i vëmendjes që Partia Komuniste dhe autoritetet e Kinës i kushtojnë Shqipërisë, dhe veçanërisht zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Në këtë kuadër,  Meta shprehu vullnetin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Komuniste të Kinës përmes shkëmbimit të eksperiencave reciproke në interes të zgjerimit të gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve e popujve tanë.

Sekretari i Parë i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKK dhe Zv. Sekretari i Komitetit Qendror për Inspektim Disiplinor të PKK,  Zhao Hongzhu, shprehu kënaqësinë e vizitës së tij në Shqipëri dhe nënvizoi se Partia Komuniste e Kinës i sheh marrëdhëniet mes dy vendeve tona me prioritet të lartë, gjë që reflektohet edhe në shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve. Në këtë drejtim, PKK është e gatshme të thellojë më tej marrëdhëniet ndërpartiake me LSI-në.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.