🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,587 ▲0.09%
DOW 52,194 ▲0.82%
NASDAQ 25,397 ▼0.16%
NAFTA 96.22 ▼7.59%
ARI 3,963 ▲1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,996 ▼ -0.98% ETH $2,249 ▼ -0.52% XRP $1.2410 ▼ -0.43% SOL $91.8900 ▼ -2.36%
S&P 500 7,587 ▲0.09 % DOW 52,194 ▲0.82 % NASDAQ 25,397 ▼0.16 % NAFTA 96.22 ▼7.59 % ARI 3,963 ▲1.64 % S&P 500 7,587 ▲0.09 % DOW 52,194 ▲0.82 % NASDAQ 25,397 ▼0.16 % NAFTA 96.22 ▼7.59 % ARI 3,963 ▲1.64 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Meta: Mazhoranca të tërhiqet nga paketa antishpifje. “Cenon lirinë dhe pavarësinë e medias”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me riaktivizimin e përpjekjeve të qeverisë për të miratuar ligjin anti-shpifje. Sipas Metës kjo gjë bëhet në mungesë transparence dhe pa marrë parasysh Komisionin e Venecias. Meta ka risjellë në vëmendje edhe 5 pikat me të cilat ligji bie në kundërshtim.

“Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut;

Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)”, thotë Meta.

Ai i bën thirrje qeverisë dhe Kuvendit që të tërhiqen nga “modeli i neveritshëm Lukashenko për censurën në media”. Meta shpreh solidaritetin me të gjithë gazetarët dhe shton se liria dhe pavarësia e medias është një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.