☁️
Tiranë 21°C · Vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,636 ▼0.27%
DOW 52,475 ▼0.19%
NASDAQ 26,283 ▼0.19%
NAFTA 100.74 ▲0.69%
ARI 4,352 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,242 ▲ +2.41% ETH $2,542 ▲ +1.31% XRP $1.4735 ▲ +8.55% SOL $103.7500 ▲ +2.48%
S&P 500 7,636 ▼0.27 % DOW 52,475 ▼0.19 % NASDAQ 26,283 ▼0.19 % NAFTA 100.74 ▲0.69 % ARI 4,352 ▼1.29 % S&P 500 7,636 ▼0.27 % DOW 52,475 ▼0.19 % NASDAQ 26,283 ▼0.19 % NAFTA 100.74 ▲0.69 % ARI 4,352 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Politika

Meta pritet nga Kryetari i Komisionit Parlamentar Britanik të Drejtësisë, Bob Neill

Në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në Londër, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit nga Kryetari i Komisionit Parlamentar Britanik i Drejtësisë  Bob Neill me të cilin diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar në fushën e drejtësisë.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi bashkëpunimin me Britaninë e Madhe në çështjet e drejtësisë dhe vuri në dukje se Shqipëria mund të përfitojë më shumë nga eksperienca dhe ekspertiza e gjerë britanike në këtë fushë kyçe.

Në këtë kuadër, Meta dhe  Neill diskutuan mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të cilën z. Meta e konsideroi se një transformim rrënjësor të sistemit të drejtësisë, i nevojshëm jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për rritjen e besueshmërisë ndaj investitorëve të huaj, veçanërisht atyre britanikë. Në këtë kontekst, Meta theksoi se Britania e Madhe është një partner i veçantë për Shqipërinë, falë eksperiencës së saj në vite, por edhe për shkak të investimit të madh në këtë fushë në Shqipëri e në rajon.

Kryetari i Komisionit Parlamentar Britanik të Drejtësisë Bob Neill nënvizoi se arritja e konsensusit për miratimin e kësaj reforme madhore kushtetuese në Shqipëri vlerësohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe në këtë drejtim inkurajohet ndërtimi i një sistemi solid të drejtësisë, të pavarur nga çdo ndërhyrje politike në të ardhmen.

Kryetari i Kuvendit Meta e ftoi Kryetarin e Komisionit Parlamentar Britanik të Drejtësisë, Bob Neil për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Britaninë e Madhe, Kryetari i Kuvendit shoqërohet prej deputetëve Arta Dade dhe Gerti Bogdani.

Në përfundim, Bob Neill dha edhe një prononcim për mediat: “Ishte kënaqësi të takoheshim me z. Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë dhe delegacionin që e shoqëron atë. Bashkëpunimi me kolegët e parlamenteve demokratike në Evropë është mjaft i rëndësishëm dhe ky është një shembull shumë i mirë. Patëm një diskutim të frytshëm dhe tejet pozitiv për reformën domethënëse dhe shumë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Shpresoj të japim kontributin tonë për t’iu ndihmuar në çdo aspekt dhe duhet të shohim përpara për të vazhduar bashkëpunimin me axhendat e përbashkëta të dy vendeve tona dhe bashkëpunimi është thelbësor në demokraci”, – tha Bob Neill.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.