Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 25 June 2026
S&P 500 7,359 ▲0.02%
DOW 51,992 ▲0.28%
NASDAQ 25,349 ▼0.5%
NAFTA 72.14 ▲2.56%
ARI 4,051 ▲1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $59,369 ▼ -0.44% ETH $1,562 ▼ -0.51% XRP $1.0309 ▼ -2.41% SOL $65.9900 ▲ +0.2%
S&P 500 7,359 ▲0.02 % DOW 51,992 ▲0.28 % NASDAQ 25,349 ▼0.5 % NAFTA 72.14 ▲2.56 % ARI 4,051 ▲1.06 % S&P 500 7,359 ▲0.02 % DOW 51,992 ▲0.28 % NASDAQ 25,349 ▼0.5 % NAFTA 72.14 ▲2.56 % ARI 4,051 ▲1.06 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Mexhiti: Deri në fundjavë pritet të kemi pasqyrë të qartë për rikonstruimin e Qeverisë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se negociatat për rikonstruimin e Qeverisë janë në fazën përfundimtare dhe se deri në fundjavë pritet të ketë një pasqyrë të qartë për përbërjen e re qeveritare.

Mexhiti për “TV Sitel” tha se bisedimet mes partnerëve të koalicionit po vazhdojnë dhe se ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar. “Mendoj se ditët në vijim do të kemi zgjidhje përfundimtare, për shkak se negociatat po vazhdojnë të rrjedhin dhe nuk ka asgjë finale. Kemi zhvilluar disa takime deri më tani dhe po analizohet performanca e të gjithë ministrave dhe zëvendësministrave”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se në kuadër të negociatave po shqyrtohet realizimi i programit qeveritar, prioritetet e institucioneve dhe rezultatet e arritura deri më tani.

“Po bisedojmë për programën, kush ku gjendet, cilat janë prioritetet, çfarë është realizuar dhe çfarë jo. Pra, po hyjmë në fazën finale, ku deri në fundjavë do të kemi një pasqyrë të qartë brenda koalicionit dhe subjekteve politike”, tha Mexhiti.

Sipas tij, ditët në vijim do të jenë vendimtare për finalizimin e negociatave dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm në procesin e rikonstruimit të Qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.