🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,704 ▲ +1.31% ETH $2,466 ▲ +1.28% XRP $1.3992 ▲ +0.97% SOL $106.3300 ▲ +2.49%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Mexhiti: Me gjuhën shqipe janë bërë pazare politike, kaosi i shkaktuar është vetëm pasojë e pazareve për pushtet

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së lidhur për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së lidhur për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Ai në profilin e tij në Facebook shkruan se arsyetimi se ‘20%’ është vetëm etiketë ndërsa në kllapa qëndron ‘gjuha shqipe’ tingëllon sikur arsyetimi se vendosja e Kosovës nëpër fusnota në forumet ndërkombëtare nënkupton që Kosova është shtet i njohur plotësisht në arenën ndërkombëtare, ndërsa realiteti është më ndryshe.

“Nuk është as e saktë as e vërtetë se ‘20%’ është etiketë që nuk përcakton përmbajtjen. Përkundrazi, përmbajtja kushtëzohet nga ‘20%’.

Përmes relativizimeve të këtilla për më shumë se 20 vjet nuk arritën që të sigurojnë bazën juridike për barazi të plotë gjuhësore mes shqipes dhe maqedonishtes.

Prandaj, kur sot përpiqen të ngrejnë dofarë alarmesh për gjoja se zhbërjen e shqipes, unë vetëm do t’i pyes publikisht:

Sa funksionarë të tyre dhe sa fëmijë funksionarësh e kanë dhënë provimin e jurisprudencës në maqedonisht dhe pse?Përse udhëzimet, historitë, anamnezat dhe shkresat tjera medicinale vazhdojnë të jenë vetëm ne maqedonisht dhe asnjëherë nuk kanë qenë edhe në shqip? Përse Banka popullore si edhe bankat komerciale nuk e kanë komunikimin e shkruar edhe në shqip, përpos maqedonishtes?!

Përse Kadastra nuk ka evidencë dhe nuk lëshon fleta pronësie, çertifikata e vërtetime edhe në shqip?!Në cilën gjuhë punon administrata e qytetit të Shkupit?!

Çfarë gjuhe përdorin avokatët, noterët dhe përmbaruesit në punët e tyre? A kanë të drejtë që në procedura dhe në komunikim të shkruar ta përdorin gjuhën shqipe?!

Këta janë vetëm disa shembuj që shpjegojnë në praktikë çfarë përmbajtje dhe çfarë statusi i kanë dhënë për dy dekada gjuhës shqipe. Mjaft e gënjyet popullin nëpër studio televizive! Me gjuhën shqipe janë bërë pazare politike dhe kaosi i shkaktuar është vetëm pasojë e pazareve për pushtet.

Për këto tema kam biseduar dje në Tiranë. Që të mos ketë më shumë dilema”, shkruan Mexhiti./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.