Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 02 September 2026
S&P 500 7,673 ▲0.55%
DOW 53,039 ▲0.51%
NASDAQ 26,231 ▲0.5%
NAFTA 90.67 ▲0.5%
ARI 4,419 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,530 ▼ -0.09% ETH $2,399 ▼ -1.38% XRP $1.3419 ▼ -1.98% SOL $99.7300 ▼ -1.58%
S&P 500 7,673 ▲0.55 % DOW 53,039 ▲0.51 % NASDAQ 26,231 ▲0.5 % NAFTA 90.67 ▲0.5 % ARI 4,419 ▲0.51 % S&P 500 7,673 ▲0.55 % DOW 53,039 ▲0.51 % NASDAQ 26,231 ▲0.5 % NAFTA 90.67 ▲0.5 % ARI 4,419 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Mickoski: Bullgaria të ekstradojë personin e kërkuar nga policia e Maqedonisë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski kërkon nga Bullgaria të ekstradojë personin e kërkuar nga policia e Maqedonisë me urdhër arresti, Simeon Mihaillov.

“Kemi një urdhër arresti për atë person dhe pres që partnerët tanë të veprojnë në përputhje me partneritetin”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me rastin e Simeon Mihaillov, i cili u dënua me 12 vjet burg në Maqedoni, por u arratis para se të vuante dënimin dhe tani po shfaqet në televizionin bullgar dhe në protesta në Sofje.

Ai po mbron vajzën e tij Iva Mihaillova, e cila në Koçan është në procedurë gjyqësore për një aksident trafiku që vrau një person.

“Ne jemi partnerë me fqinjin tonë lindor brenda NATO-s. Presim që personat që kërkohen me urdhër arresti, që kanë kryer një krim, të ekstradohen, në frymën e partneritetit, të përballen me ligjin dhe drejtësinë”, tha Mickoski.

Sofja ka dramatizuar rastin e Iva Mihaillovës, e cila ka shtetësi maqedonase dhe bullgare, në kontekstin që Maqedonia nuk e lejon atë të marrë trajtim në Bullgari. Dy gjykata maqedonase kanë vendosur të mos ia kthejnë pasaportën e konfiskuar Mihailovës, sepse shërbimet shëndetësore që i nevojiten asaj janë të disponueshme edhe në Maqedoni. Gjykimi kundër saj është duke vazhduar dhe gjashtë anëtarë të parlamentit bullgar morën pjesë në seancën dëgjimore tre ditë më parë.

Policia ka konfirmuar së fundmi se urdhër-arresti ndërkombëtar për Mihailovën është ende aktiv./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.