🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.24 ▲0.81%
ARI 3,918 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,052 ▼ -1.21% ETH $2,267 ▼ -0.87% XRP $1.2550 ▲ +0.54% SOL $92.3700 ▼ -1.85%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.24 ▲0.81 % ARI 3,918 ▼1.3 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.24 ▲0.81 % ARI 3,918 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mickoski: Marketet të ulin çmimet, ose do të përdorim mekanizmat e Qeverisë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski tha sot se është koha që prodhuesit, marketetet dhe distributorët të ulin çmimet e produkteve bazë ushqimore, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, duke filluar nga nesër ai do t’i publikojë ato me emër dhe mbiemër.

“Produktet bazë ushqimore duhet të pësojnë një korrigjim, sepse qytetarët deri më tani kanë qenë tolerantë, tani është koha që ata t’ua shlyejnë borxhin qytetarëve. Do të bëjmë krahasime me rajonin dhe me çmimet e produkteve bazë në vendin tonë dhe në markete të caktuara. Nëse është e nevojshme, duke filluar nga nesër do t’i publikojmë ato me emër dhe mbiemër”, tha Mickoski.

I pyetur nga një gazetar se çfarë pret nga takimi i paralajmëruar me tregtarët për korrigjimin e çmimeve, Kryeministri tha se kriza po kalon dhe se tani është radha e marketeve t’i shlyejnë borxhet qytetarëve dhe të ulin çmimet.

Ai tha se nëse marketete nuk duan të rregullojnë çmimet, ata si Qeveri kanë mekanizma për ta zbatuar atë ndryshe.

“Sot kemi një takim me të gjithë prodhuesit, distributorët dhe marketet. Kriza po mbaron dhe qytetarët ishin tolerantë. Tani është radha e tyre t’ua kthejnë borxhin qytetarëve dhe të vazhdojnë me uljen e çmimeve të produkteve, veçanërisht produkteve bazë ushqimore. Dhe ne si Qeveri kemi gjithashtu mekanizma nëse kjo nuk ndodh ta zbatojmë në një mënyrë tjetër. Nuk pranojmë justifikime dhe arsyetime pse nuk i ulën çmimet. Nëse nuk ka reagim nga marketet, distributorët dhe prodhuesit në ditët në vijim, atëherë ne si Qeveri do të reagojmë”, tha Mickoski./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.