Mickoski: Projekti Çebren–Galište mund të realizohet si investim shtetëror, DFC-ja amerikane pritet të jetë partnere
Pas takimeve me përfaqësuesit e Korporatës Amerikane Financiare për Zhvillim (DFC) në SHBA, Qeveria pret përpunimin e konceptit për projektin kapital hidroenergjetik Çebren–Galište.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pas takimeve me përfaqësuesit e Korporatës Amerikane Financiare për Zhvillim (DFC) në Shtetet e Bashkuara, Qeveria pret që në periudhën e ardhshme të përpunohet koncepti për projektin kapital Çebren dhe Galište, të përcaktohet mbajtësi i investimit dhe të definohet konstruksioni financiar për realizimin e tij. “Kështu që, në të ardhmen e afërt mund të presim diçka konkrete”, tha Mickoski në emisionin “Nën lupë” të TV Alfa, siç njofton agjencia shtetërore MIA.
Sipas tij, Çebren dhe Galište është projekti kapital hidroenergjetik për të cilin për dekada me radhë është kërkuar investitor privat, por kushtet e tregjeve në Europë dhe në botë janë të tilla që tani projekti shihet si investim i mundshëm shtetëror vendas. Mbajtës i projektit do të ishte SHA ESM, kompania ku Qeveria është pronare, e cila sipas Mickoskit duhet të respektojë Ligjin për prokurimet publike dhe të shpallë thirrje për gjetjen e strukturës financiare që do ta financojë projektin dhe do të sigurojë burimet.
Kryeministri shtoi se në atë thirrje do të priste të përgjigjej edhe DFC-ja amerikane së bashku me huadhënës të tjerë. “Për mua kjo ishte shumë domethënëse dhe diçka që ishte vërtet e thellë”, tha ai për takimet në SHBA.
DFC-ja tashmë është e pranishme në Maqedoninë e Veriut përmes financimit projektor zhvillimor të projektit të antimonit — për minierën e antimonit “Krstov Dol” pranë Kriva Pallankës ajo ndau një grant prej pesë milionë dollarësh, prandaj, sipas Mickoskit, tashmë ka njëfarë përvoje pune në vend.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.