Mickoski: Tensionet po kthehen në Ballkanin Perëndimor, “një shkëndijë mund të ndezë tërë rajonin”
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëron se edhe një incident në dukje i vogël mund të shkaktojë krizë rajonale; për sporin me Bullgarinë kërkon përfshirjen e BE-së.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar se tensionet e viteve 1990 po rishfaqen, sipas raportimit të Sloboden Peçat dhe 4NEWS.
Deklaratat e tij erdhën pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, të mbajtur në Nju Jork.
“Një punë mund të ndezë të gjithë rajonin dhe të shkaktojë tensione serioze që mund të përshkallëzohen në konflikt,” tha Mickoski, duke theksuar se edhe një incident në dukje i vogël mund të prodhojë një krizë më të gjerë rajonale.
Mickoski foli edhe për sporin dypalësh me Bullgarinë, duke thënë se BE-ja duhet të përfshihet në proces për të dëgjuar argumentet e të dyja palëve, pasi takimet dypalëshe të deritanishme nuk kanë dhënë rezultat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.