🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,444 ▲ +0.46% ETH $2,687 ▼ -0.04% XRP $1.5203 ▼ -1.12% SOL $121.9000 ▲ +0.51%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Arrestime pranë bazës ushtarake në BM, Trump: I kishim nën vëzhgim për një kohë të gjatë

LONDËR, 27 shtator /ATSH-DPA/- Pesë burra janë arrestuar sot pranë bazës ushtarake britanike “RAF Fairford”, e cila përdoret edhe nga Forcat Ajrore të SHBA-së, nën dyshimin për vepra që lidhen me eksplozivë dhe përgatitje të një akti terrorist.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se pesë të arrestuarit po përgatiteshin të shkaktonin “dëme të mëdha”.

Ai tha se autoritetet i kishin mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës, 27 shtator 2026, pranë bazës ajrore RAF Fairford, në Gloucestershire të Anglisë. Policia britanike e ka konfirmuar këtë orar.

Rreth orës 12:45 pas mesnate, policia mori një telefonatë për tre automjete të dyshimta, që po lëviznin drejt bazës “RAF Fairford”.

Policia e armatosur ndërhyri dhe arrestoi pesë burra në zonën e Whelford, pranë bazës.

Fillimisht, ata u arrestuan për dyshime për shkelje të ligjeve britanike për eksplozivët.

Më pas, arrestimi u bë edhe me dyshimin se po përgatitnin një akt terrorist.

Për shkak të rrezikut të mundshëm, rreth 85 familje u nxorën nga shtëpitë dhe u vendos një zonë sigurie prej rreth 400 metrash.

Një ekip i specializuar për bombat, kontrolloi tre furgonët.

Ata përdorën edhe një robot për të kontrolluar automjetet.

Policia britanike tha se hetimi është ende në fazat e para dhe se pesë personat vazhdojnë të jenë në paraburgim.

Autoritetet po analizojnë pajisjet e gjetura për të përcaktuar se çfarë mund të kenë planifikuar.

Baza “RAF Fairford” përdoret nga Forcat Ajrore amerikane dhe ka rëndësi të veçantë për operacionet ushtarake amerikane në Britani të Madhe. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.