☁️
Tiranë 15°C · Vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.42 ▼1.41%
ARI 4,210 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,780 ▼ -0.55% ETH $2,535 ▼ -1.5% XRP $1.3778 ▼ -2.64% SOL $108.6600 ▼ -3.63%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.42 ▼1.41 % ARI 4,210 ▲0.45 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.42 ▼1.41 % ARI 4,210 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Arte

Migjeni, poeti i plagëve sociale dhe i zërit të fuqishëm optimist

115 vjet më parë lindi në Shkodër, shkrimtari dhe poeti i shquar Millosh Gjergj Nikolla, i njohur me pseudonimin Migjeni.

Migjeni i dha letërsisë tonë një shkallë të lartë ideoartistike, protestën e hapur, ëndrrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë. Me vizionin e tij krijues, Migjeni shkroi për të gjitha plagët sociale të njeriut, të shqiptarit të kohës kur ai jetoi.

Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij, Nikolla Dibrani, një shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës së Maqedonisë së Veriut, anëtar i komunitetit ortodoks. U rrit me vështirësi ekonomike dhe pati disa fatkeqësi familjare, të cilat ndikuan edhe më shumë në natyrën e tij të mbyllur dhe të tërhequr nga bashkëmoshatarët.

Pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për të vazhduar mësimet në Tivar dhe më pas përfundoi seminarin teologjik të Manastirit. Në vitin 1932, pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi të siguronte një bursë për të vazhduar studimet e larta, mbeti pa punë, derisa më 1933 u emërua mësues në Vrakë, një fshat afër Shkodrës. Ndërkohë, ai kishte filluar të botonte shkrimet e tij në revistën “Illyria”. Në to ndihen përshtypjet e para dhe reagimi shpirtëror i Migjenit ndaj realitetit të zymtë, ndaj mjerimit ku ishte zhytur si fshati, ashtu edhe qyteti shqiptar.

Problematika që trajtoi Migjeni në tregimet dhe në skicat e tij ishte ajo që trajtohej në publicistikën dhe në prozën përparimtare të kohës. Me Migjenin, tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet “A don qymyr zotni?”, “Studenti në shtëpi”, “Të çelën arkapijat”, “Historia e njenës nga ato”, “Qershijat”, “Bukën tonë të përditshme falna zot”, në të cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe e qytetit shqiptar në problemet më thelbësore dhe dramatike të saj, qëndrojnë përkrah poezisë së tij më të mirë.

Personazhet e tij janë tipizime të plota të një shtrese të caktuar të shoqërisë së kohës. Ai nuk i përshkruan ato, por i krijon me anë të zbërthimeve të thella psikologjike, nëpërmjet detajeve. Në krijimtarinë e Migjenit, kufijtë midis skicës dhe tregimit shpesh humbasin. Forma origjinale e mendimit të tij, ironia dhe sarkazma therëse, e sidomos monologu dramatik, bëhen te skicat shprehëse të konflikteve të rëndësishme shoqërore e politike të kohës.

Poezia e Migjenit është novatore; ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet ’30, me protestat, dhimbjet, ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen. Vëllimin e tij “Vargjet e lira”, Migjeni e hapte me vjershën “Parathënia e parathënieve”, ku shpërthen gëzimi i tij se shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore.

Pas kësaj, vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: “Kangët e ringjalljes”, “Kangët e mjerimit”, “Kangët e perëndimit”, “Kangët më vete”, “Kangët e rinisë” dhe “Kangët e fundit”.

Vepra letrare e Migjenit tashmë ka hyrë në thesarin e kulturës ndërkombëtare. Poezitë dhe prozat e poetit të shquar janë përkthyer në tetëmbëdhjetë gjuhë të ndryshme. Migjeni u nda nga jeta në moshë shumë të re, në Torre Pellice (Itali), më 26 gusht 1938.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.