Milatoviq në OKB: Izraelitët meritojnë siguri të përhershme, palestinezët dinjitet, liri dhe shtetin e tyre
Misioni i shtetit të Palestinës në OKB publikoi pjesë të fjalimit të presidentit malazez Jakov Milatoviq në Debatin e Përgjithshëm të sesionit të 81-të, ku ai foli për Gazën dhe ripërsëriti mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete.
Misioni i shtetit të Palestinës në Kombet e Bashkuara publikoi pjesë të fjalimit të presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviqit, në Debatin e Përgjithshëm të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku kreu i shtetit malazez foli për situatën në Gazë dhe nevojën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, siç njofton Vijesti.
Milatoviqi theksoi se përgjegjësia e bashkësisë ndërkombëtare fillon me mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare. “Civilët duhet të mbrohen, dhe ndihma humanitare duhet të arrijë në mënyrë të sigurt dhe pa pengesa te ata që kanë më shumë nevojë”, citohet të ketë thënë ai, sipas raportimit të Vijesti-t.
“Izraelitët meritojnë siguri të përhershme. Palestinezët meritojnë dinjitet, liri dhe një shtet të qëndrueshëm të vetin”, tha presidenti malazez në fjalimin e tij.
Ai ripërsëriti pozicionin e Malit të Zi në favor të zgjidhjes me dy shtete, të arritur përmes negociatave, ku Izraeli dhe një Palestinë e pavarur dhe e qëndrueshme do të jetonin njëra pranë tjetrës në paqe, siguri dhe njohje reciproke.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.