⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,235 ▲4.7%
DOW 49,599 ▲3.01%
NASDAQ 24,089 ▲6.51%
NAFTA 80.93 ▼2.97%
ARI 3,649 ▲3.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,405 ▲ +1.11% ETH $1,742 ▲ +1.49% XRP $0.9508 ▲ +2.25% SOL $73.3300 ▲ +4.07%
S&P 500 7,235 ▲4.7 % DOW 49,599 ▲3.01 % NASDAQ 24,089 ▲6.51 % NAFTA 80.93 ▼2.97 % ARI 3,649 ▲3.8 % S&P 500 7,235 ▲4.7 % DOW 49,599 ▲3.01 % NASDAQ 24,089 ▲6.51 % NAFTA 80.93 ▼2.97 % ARI 3,649 ▲3.8 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

Millatoviq: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE në vitin 2028 do të ishte sukses historik për gjithë rajonin

Presidenti Jakov Millatoviq tha gjatë vizitës në Slloveni se pret mbylljen e të gjithë kapitujve negociues deri në fund të këtij viti dhe nënshkrimin e Traktatit të Anëtarësimit vitin e ardhshëm.

Mali i Zi ndodhet përpara një mundësie historike që deri në vitin 2028 të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian, deklaroi presidenti Jakov Millatoviq, siç njofton Tv Boin. Sipas tij, ky do të ishte një mesazh i rëndësishëm për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor se perspektiva evropiane e rajonit është e arritshme.

Millatoviq tha se pret që të gjithë kapitujt negociues të mbyllen deri në fund të këtij viti, ndërsa Traktati i Anëtarësimit të nënshkruhet gjatë vitit të ardhshëm. Ai theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi në BE nuk do të ishte sukses vetëm për vendin, por edhe një nxitje për të gjithë rajonin, duke dëshmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës në Slloveni, Millatoviq falënderoi këtë shtet për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Malit të Zi, duke i cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si miqësore dhe të rëndësishme.

Ai gjithashtu theksoi se synon një Mal të Zi ku puna dhe arsimi do të jenë baza e suksesit, veçanërisht për të rinjtë, e jo lidhjet politike dhe privilegjet. Millatoviq tha se brezi aktual i udhëheqësve politikë ka përgjegjësinë të përmbyllë procesin e integrimit evropian, të nisur nga gjeneratat e mëparshme, dhe t’i sigurojë Malit të Zi vendin që synon në mesin e shteteve anëtare të BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.