Jessica Biel zbulon anën e vështirë të martesës me Timberlake

Jessica Biel ka dhënë sinjale se martesa e saj me Justin Timberlake nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.
Aktorja shfaqet në dokumentarin e ri të këngëtarit, të titulluar “Timberlake”, ku lë të kuptohet se çifti ka pasur disa çështje për të cilat duhet të flasë hapur.
“Nuk mendoj se duhet t’i shmangemi disa gjërave”, shprehet Biel në trailerin e dokumentarit, ndërsa në një tjetër moment kujton njohjen e parë me këngëtarin.
“Kur e takova, ai nuk ishte aspak ashtu siç e kisha imagjinuar”, thotë aktorja 44-vjeçare, pa dhënë më shumë detaje.
Nga ana tjetër, Timberlake flet me shumë dashuri për bashkëshorten, duke e cilësuar atë si gjënë më të mirë që i ka ndodhur në jetë.
Çifti u martua në tetor të vitit 2012, në një ceremoni disa ditore në Itali, dhe së bashku kanë dy djem, Silas dhe Phineas.
Megjithatë, gjatë viteve, marrëdhënia e tyre është shoqëruar me disa momente të vështira që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Në vitin 2019, Timberlake u fotografua duke mbajtur për dore kolegen Alisha Wainwright, çka shkaktoi spekulime për një tradhti të mundshme. Këngëtari kërkoi falje publikisht, duke këmbëngulur se nuk kishte ndodhur asgjë mes tyre.
Vëmendje të madhe mori edhe arrestimi i tij në vitin 2024 për drejtim automjeti në gjendje të dehur, një tjetër episod që thuhet se ka shkaktuar tensione në martesë.
Dokumentari me katër pjesë do të sjellë një rrëfim më personal të këngëtarit, duke përfshirë karrierën, jetën private dhe momentet më të vështira të së kaluarës. Dy episodet e para do të publikohen më 11 dhjetor në Apple TV.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.