⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,235 ▲4.7%
DOW 49,599 ▲3.01%
NASDAQ 24,089 ▲6.51%
NAFTA 80.93 ▼2.97%
ARI 3,649 ▲3.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,405 ▲ +1.11% ETH $1,742 ▲ +1.49% XRP $0.9508 ▲ +2.25% SOL $73.3300 ▲ +4.07%
S&P 500 7,235 ▲4.7 % DOW 49,599 ▲3.01 % NASDAQ 24,089 ▲6.51 % NAFTA 80.93 ▼2.97 % ARI 3,649 ▲3.8 % S&P 500 7,235 ▲4.7 % DOW 49,599 ▲3.01 % NASDAQ 24,089 ▲6.51 % NAFTA 80.93 ▼2.97 % ARI 3,649 ▲3.8 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Politika

Deputeti Malaj vizitë në Podgoricë, takohet me zv/kryeministrin Nik Gjeloshaj, fokusi te rruga Dragobi-Plavë!

Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Kukësit, Erion Malaj, zhvilloi një takim në Podgoricë me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ku në fokus ishte projekti rrugor Dragobi-Plavë, përmes Qafës së Vranicës.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi, Malaj theksoi rëndësinë strategjike të këtij aksi për lidhjen ndërkufitare, zhvillimin e turizmit, tregtisë dhe ekonomisë lokale.

Sipas tij, realizimi i rrugës do të krijonte një korridor të ri komunikimi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke afruar gjithashtu komunitetet shqiptare në të dy anët e kufirit.

“I përcolla Zëvendëskryeministrit Gjeloshaj rëndësinë e veçantë që ka realizimi i kësaj lidhjeje rrugore. Nuk bëhet fjalë vetëm për një rrugë që lidh Tropojën me Plavën, por për një investim strategjik që i shërben të gjithë Qarkut të Kukësit dhe më gjerë, duke krijuar mundësi të reja zhvillimi ekonomik, turistik dhe bashkëpunimi ndërkufitar”, u shpreh Malaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.