🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 13 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,770 ▼0.04%
NASDAQ 26,588 ▲0.54%
NAFTA 81.68 ▼1.91%
ARI 4,438 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,674 ▼ -0.7% ETH $1,885 ▼ -1.32% XRP $1.0096 ▼ -1.33% SOL $76.0100 ▼ -0.93%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 81.68 ▼1.91 % ARI 4,438 ▼0.67 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 81.68 ▼1.91 % ARI 4,438 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Kronika

Ministrat Lamallari e Gonxhja në Sarandë për masat e sezonit turistik: Asnjë tolerancë për paligjshmërinë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe kryetari i Bashkisë Oltion Çaçi zhvilluan në Sarandë një inspektim të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, në një kohë kur flukset e turistëve dhe qytetarëve në portet dhe pikat e tjera të kalimit kufitar vijojnë të rriten.

Siguria e qytetarëve dhe turistëve, garantimi i rendit publik dhe reagimi i shpejtë i strukturave ligjzbatuese mbeten prioritete gjatë sezonit turistik.

Ministri Lamallari theksoi se rritja e numrit të turistëve sjell edhe më shumë përgjegjësi për Policinë e Shtetit, duke vlerësuar punën e punonjësve të policisë në garantimin e jetës dhe sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve.

“Ne kemi tre mesazhe kryesore si Ministri e Punëve të Brendshme. Së pari, siguria e jetës së qytetarëve dhe e turistëve. Sa më shumë ata vijnë e vizitojnë jo vetëm Sarandën, por gjithë bregdetin shqiptar, kjo nënkupton më shumë përgjegjësi për Policinë e Shtetit”, u shpreh ministri Lamallari.

Ai nënvizoi se gjatë sezonit turistik nuk do të tolerohet paligjshmëria, ndërsa reagimi i shpejtë dhe profesional i Policisë së Shtetit ndaj çdo kërkese për ndihmë është thelbësor për forcimin e besimit të qytetarëve dhe turistëve.

“Do të lejojmë zero paligjshmëri, qoftë në kuptim të aktiviteteve kriminale, paligjshmërive të ndryshme, ato që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore. Kurdoherë që kërkohet ndihmë nga qytetarët, reagimi i shpejtë, i menjëhershëm i Policisë së Shtetit është kritik, është i rëndësishëm”, theksoi Lamallari.

Ministri i Punëve të Brendshme vuri gjithashtu theksin te bashkëpunimi ndërinstitucional, duke e cilësuar garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe cilësor si një përgjegjësi të përbashkët të institucioneve qendrore dhe vendore.

“Një turizëm cilësor, që kontribuon në ekonominë kombëtare, nënkupton dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve. Prandaj kemi zgjedhur të jemi këtu së bashku me Ministrin e Turizmit, për të bashkuar forcat”, tha ai.

Në fokus të inspektimit ishin gjithashtu administrimi i hapësirave publike dhe plazheve, garantimi i aksesueshmërisë dhe sigurisë për pushuesit, si dhe respektimi i rregullave për zhurmat, me qëllim që zhvillimi i aktivitetit turistik të shoqërohet me respektimin e qetësisë dhe të drejtave të banorëve dhe pushuesve.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe pushtetin vendor, vijon zbatimin e masave për një sezon turistik të sigurt, të rregullt dhe cilësor, duke synuar që vizitorët vendas dhe të huaj të largohen nga Shqipëria me përshtypjet më të mira dhe të rikthehen sërish.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.