PolitikaRajoni

Ministri grek i Mbrojtjes: Nuk kemi frikë as nga shqiptarët dhe as nga turqit

Pas intervistës së kryeministrit Edi Rama në mediat greke, ku foli për çështjet pezull mes Shqipërisë e Greqisë por edhe pasi siguroi se nuk ka projekt të Shqipërisë së bashkuar, pala greke sërish tregon muskujt.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos deklaron se ushtria e Greqisë nuk i trembet as turqve dhe as shqiptarëve. Ai e bëri këtë deklaratë në një takim me Forcat e Armatosura në Selanik, pasi ministria greke e Mbrojtjes po përpiqet që të joshë të rinjtë që të bëhen pjesë e ushtrisë me anë të nxitjeve për trajnime të ndryshme, ku së fundmi kanë arritur një marrëveshje me Microsoft sa i takon fushës së teknologjisë.

I pyetur mbi deklaratat e fundit që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Turqia ai u përgjigj: “Forcat Ushtarake të Greqisë janë të fuqishme dhe nuk kanë asnjë frikë as nga shqiptarët dhe as nga turqit”.

Related Articles

Nje koment

  1. Zoti Panos Kammenos,

    qe Greqia nuk ka frike nga Shqiperia, apo anasjelltas, kjo nuk eshte dicka e re apo sensacionale.
    Perpjekjet tuaja antishqiptare, qe ju po mundoheni te mbillni e kultivoni ne arenen politike europiane do te deshtojne ashtu sic ato jane te destinuara te deshtojne per arsye fare te thjeshta qe ju i dini mire.

    Arsyeja e fjalise “greket nuk kane frike as nga turqit e as nga shqiptaret” eshte thjesht nje perpjekje dritepaket dhe e deshtuar nga ana tuaj.

    Te reshtoni zotin Rama ne nje llogore me kryeministrin Turk, i cili nuk eshte cilesuar ndonjehere si europiani me i flakte, nuk me duket vertet si fanari i inteligjences diplomatike greke.

    E gjthe Klasa politike si edhe populli shqiptar po punojne shume e seriozisht per ti permbushur kushtet qe duhet te plotesojne per tu bere anetare me te drejtae detyra te plota te BE.

    Fatkeqesisht te njejtat fjale nuk mund ti them per Greqine qe i qendisi statistikat e saj per bilancet e veta ekonomike duke realizuar keshtu antaresimin e saj te pamerituar ne EU.

    Keto jane pasojat qe po i vuani ju sot dhe te pakten ne 50-vjetet e ardhme.

    Mendoj se ketyre ceshtjeve duhet ti gjeni zgjidhjen e duhur. Nga kjo duhet te frikesohet Greqia vertete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button