Rajoni

Ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviç jep dorëheqjen

Ministri malazez i Punëve të Brendshme, Rashko Konjeviç dha sot dorëheqjen.

Rashko Konjeviç është zëvendëskryetar i Partisë Socialdemokratike të Malit të Zi, që dje nuk i dha votëbesimin qeverisë malazeze.

Megjithatë, qeveria e Milo Gjukanoviçit mori besimin në Parlament, sepse u mbështet nga shumica e deputetëve.

Iniciativa për lirim nga përgjegjësia i është dërguar kryeministrit.

Sipas përfaqësuesit të Partisë Socialdemokrate, Ivan Vujoviç, me daljen e socialdemokratëve nga koalicioni qeveritar, qeveria malazeze nuk ka më legjitimitet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button