☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.09 ▲1.01%
ARI 4,122 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,921 ▼ -1.6% ETH $2,431 ▼ -3.11% XRP $1.3269 ▼ -3.35% SOL $104.2000 ▼ -2.93%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.09 ▲1.01 % ARI 4,122 ▼1.33 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.09 ▲1.01 % ARI 4,122 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ministri italian porosi nga Kosova: Mund të vendosim radarë në Ballkan për ta mbrojtur rajonin

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, tha se vendi i tij do ta vazhdojë angazhimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor edhe në rast se KFOR-i e zvogëlon praninë dhe operacionet në Kosovë.

Siç raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, Crosetto i bëri këto komente në Prishtinë, në margjinat e ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it.

Ai theksoi se Ballkani është pjesë e rëndësishme e sigurisë së Italisë dhe përmendi mundësinë e vendosjes së radarëve në rajon në të ardhmen, me qëllim mbrojtjen e vendeve të rajonit dhe të vetë Italisë nga kërcënimet e mundshme.

“Kur merrni parasysh se raketat që goditën aeroportet e Arabisë Saudite u ndërtuan nga Huthitë – dhe jo nga inxhinierë të specializuar – dhe arritën shpejtësi prej 8.500 kilometrash në orë, e kuptoni natyrën e kërcënimeve me të cilat do të përballen të gjitha kombet në të ardhmen. Kjo thekson rëndësinë e ruajtjes së një pranie në vendet fqinje mike, me qëllim krijimin e një mburoje të përbashkët mbrojtëse, të aftë për t’iu kundërvënë kërcënimeve të tilla,” shtoi Crosetto. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.