☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.73 ▼1.02%
ARI 4,038 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,216 ▼ -1.52% ETH $2,322 ▼ -2% XRP $1.2926 ▼ -2.77% SOL $100.3100 ▼ -2.41%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Ministri Nufi pret Gjeneral Carsten Breuer: Me Gjermaninë forcojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi mikpriti në një takim kortezie Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe roli i Gjermanisë si një nga aleatët më të rëndësishëm të NATO-s dhe një kontribuues kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Ministri Nufi theksoi se vizita e Gjeneral Breuer përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak dypalësh, duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Palët diskutuan mbi situatën e sigurisë në rajon, angazhimin e përbashkët në kuadër të NATO-s si dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm NATO-s që pritet të mbahet në Tiranë. Në këtë kuadër, Ministri Nufi nënvizoi se, “samiti do të jetë një moment historik për vendin dhe një mundësi për të dëshmuar se Ballkani Perëndimor është një kontribuues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike”.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe modernizimi i industrisë shqiptare të mbrojtjes. Ministri Nufi prezantoi programin ambicioz të qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve prodhuese vendase, tërheqjen e investimeve dhe integrimin e Shqipërisë në zinxhirët evropianë të furnizimit në industrinë e mbrojtjes, duke shprehur interes për rritjen e angazhimit të kompanive gjermane në këtë sektor.

Gjithashtu, u diskutua mbi rëndësinë strategjike të Korridorit VIII, si një projekt që forcon lidhjen rajonale dhe rrit mobilitetin ushtarak të NATO-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.